Mode

Lady Gaga dhe Versace bashkohen për një koleksion mahnitës

Lady Gaga mund të dojë shumë marka, por ajo gjithmonë ka pasur një vend të veçantë në zemrën e saj për Versace-n. Më parë ajo ka thënë se e do atë markë dhe këtë e ka treguar dhe duke veshur rroba të personalizuara gjatë performancës së saj Super BoWl 2017, duke u shfaqur në reklamat e koleksionit Pranverë 2014 dhe duke i dedikuar një pjesë në ArtPop Donatella. Tani Gaga ka njoftuar bashkëpunimin e saj më kuptimplotë me Versace deri më tani. Për të festuar dhjetë vjetorin e “Born This Way”, Gaga dhe Donatella u bashkuan për një koleksion duke përfituar dhe nga Fondacioni Born This Way, krijuar nga këngëtarja për të mbështetur të rinjtë që kanë probleme me shëndetin mendor.

Gjysma e parë e bashkëpunimit përbëhet nga një bluzë me hije ylberi dhe një beretë me logon ikonike të shtëpisë Medusa. Të dyja kanë filluar të shiten në faqen e internetit të Versace që me datë 1.

“Pièce de résistance” është një kopje e personalizuar e xhaketës prej lëkure Versace që Gaga kishte veshur gjatë turneut të saj Born This Way Ball. Me shpatullat e saj të larta dhe rrjetën metalike, ajo ishte pjesa më unike e performancës. Versioni i ri, i cili kërkoi 400 orë për tu bërë me dorë në atelien e Milanos të Versace, premton të jetë aq unik sa origjinali. Nëse do të thyejë rekorde kur të dalë në bllokun e ankandit më 1 qershor mbetet të shihet, por sigurisht që do të fitojë interes nga koleksionistët.

Duke pasur parasysh miqësinë e tyre të gjatë dhe natyrën bamirëse të bashkëpunimit, Gaga dhe Donatella ishin të etura të ndanin entuziazmin e tyre për projektin me botën.

“Versace ka qenë gjithmonë një lider. Që nga Gianni, Donatella, Allegra dhe akoma tani, ata kanë festuar ngjyrat e bukura të dashurisë që kemi brenda nesh”, shkroi Gaga në një postim në Instagram ku pozoi si me beretën ashtu edhe me bluzë. Përgjigja e Donatella ishte në mënyrë të ngjashme optimiste. "Gaga dhe idetë e saj janë kaq frymëzuese", shkroi stilistja.

"Miqësia jonë dhe përpjekjet tona për të promovuar barazinë, diversitetin dhe përfshirjen janë bërë vetëm më të forta me kalimin e kohës".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë