Futboll

Laçi pengesa e fundit për Teutën drejt kreut

Dueli për titullin kampion nga Partizani-Skënderbeu, dalë ngadalë po spostohet në Teuta-Partizani. Skuadra durrsake është ne vendin e dytë prej dy javësh dhe tashmë është gati për ta bërë hapin e madh. Por para se të konsiderohet një pretendente serioze për titullin, skuadra e Bledi Shkëmbit duhet të mposhtë këtë të shtunë Laçin. Sfida mes dy ekipeve luftarake dhe agresive pritet të jetë shumë e luftuar.

Një fitore e durrsakëve i çon në kuotën e 35 pikëve dhe do të ishte një presion i fortë për Partizanin që luan të dielën. Ndërsa një triumf i Laçit nga ana tjetër i katapultonte kurbinasit automatikisht në vendin e dytë, duke krijuar një situatë të favorshme për “të kuqtë” që mund të shkëputeshin të vetëm në krye të tabelës.

Sfida Teuta-Laçi e vlefshme për javën e 18-të të Superligës starton prej orës 17:00 dhe mund të ndiqet përmes platformës Digitalb në kanalin Supersport 3.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë