Ka ndodhur

Laç, punëtori bie nga ndërtesa ku po punonte

Një punëtor 43-vjeçar është rrëzuar teksa ka qenë duke punuar në një ndërtesë në Laç. Policia thotë se D.M., banues në Lushnjë ka marrë dëmtime në trup.

Sipas policisë 43-vjeçari, aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin mjekësor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë