Rend dhe Ligj

Video/ Laboratori i drogës në Fier, sekuestrohen 430 kg kokainë me vlerë 40 mln euro. Porositësi i mallit një shqiptar

Gazeta Si - Rreth 430 kg kokainë është zbuluar në laboratorin e drogës të zbuluar në Frakull të Fierit një ditë më parë.

Zenel Çervanaku është porositësi i plehut organik, ku ishte e fshehur kokaina në Mal të Zi. Lënda narkotike u magazinua në shtëpinë e vëllait të tij, Viktor Çervanakut.

Të dy vëllezërit kanë rënë në pranga dhe bashkë me ta dhe tetë shtetas të tjerë të përshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

Në një  deklaratë për mediat, SPAK ka bërë të ditur se vlera e sasisë së lëndës narkotike, nëse do të hidhej në treg, kapte një vlerë prej 40 milionë eurosh. Ndërsa janë arrestuar 10 persona, një nga porositësit e mallit është shqiptar me banim në Shqipëri.

Hetimi nisi pas informacioneve se një ngarkesë e dyshimtë me pleh organik artificial, e cila ishte ngarkuar në një kontejner, do të transportohej me anije nga Kolumbia përmes portit të Pireut në Greqi me destinacion portin Bar të Malit të Zi dhe do t’i dorëzohej një shtetasi nga Shqipëria.

Kreu i SPAK, Arben Kraja, së bashku me prokurorin Adnan Xholi në një deklaratë për media, dhanë këtë të premte detaje mbi operacionin e zhvilluar në Fier.

Duke iu përmbajtur sekretit hetimor, Xholi tha se janë arrestuar 10 persona, të gjithë shqiptarë dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

Sipas tij, porosia e mallit është bërë që në maj 2022, ndërsa kërkesa për plehun organik artificial dhe hapja e firmës është bërë në janar.

Ai shtoi se hetimet nga pala shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë kanë nisur në muajin korrik të këtij viti.

“SPAK ka regjistruar që në fund të korrikut 2021 procedimin penal për trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotik e kryer në bashkëpunim, - tha Xholi. –  Sipas të dhënave rezulton se në maj 2022 në territorin e Kolumbisë ishte ngarkuar një sasi me pleh organik artificial me destinacion Pieun e Greqisë tranzit për në Portin e Barit në Maline  Zi me porositës shtetas shqiptarë në Shqipëri. Me kërkesë të autoriteteve është kryer dorëzimi i kontrolluar dhe nga ky moment e në vijim kanë vijuar të gjitha veprimet procedurale”, - deklaroi Xholi.

Nga verifikimet e autoriteteve shqiptare, rezultoi se porositës i mallit ishte një shtetas shqiptar që në fillim të 2022 kishte hapur aktivitet në Shqipëri, ndër të cilave dhe importi i plehrave kimike dhe mallra të tjera.

Pasi sasia me pleh është dërguar në Shqipëri në shtator 2022, kanë vijuar veprimet e zhdoganimit, e transportit dhe zhvendosjes së ngarkesës në disa qytete, deri ditën e djeshme që u bë sekuestrimi i kësaj sasie në Fier.

“Në bashkëpunim me strukturat vendase dhe ndërkombëtare u pa e udhës që mos të fokusoheshim vetëm tek personi që kishte bërë porosinë e kësaj sasie me lëndë narkotike, por dhe te bashkëpuntorët e tjerë, financuesit”, - vijoi Xholi.

Ndërkohë gjykata ka nisur hetimet për 11 persona dhe kontrollin e  14 ambienteve në qytetet të ndryshme të Shqipërisë në Tiranë Lushnje dhe Fier. Sipas SPAK 10 persona janë arrestuar.

Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe 15,910 euro, 3 kallashnikovë, 3 pistoleta, 108 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 18 telefona, 5 automjete, 2 lap topë, 2 armë gjahu dhe 20 paleta me 24 tonë pleh artificial.

Të arrestuarit në këtë operacion janë:

1.Viktor Refat Çervanaku

2.Zenel Refat Çervanaku

3.Denilson  Viktor Çervanaku

4.Enxhi Genci Ferhati

5.Nikolin Vilajet Gjolena

6.Klajdi Fatmir Vrioni (Kodra)

7.Julian Dede Malaj

8.Redion Ali Meshi

9.Bledar Pal Matoshi

10.Marildo Pëllumb Rona


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë