Media Galeri

Kuzhina e verdhë e shkatërruar në Ukrainë bëhet virale në rrjetet sociale

Imazhet e një kuzhine me ngjyra në Ukrainë, të cilën e panë të gjithë pasi një raketë ruse shkatërroi një faqe muri të saj, ka shkaktuar trishtim në rrjetet sociale.

Apartamenti ishte shtëpia e trajnerit të boksit Mykhailo Korenovsky, i cili u vra në sulmin e së shtunës. Gruaja dhe fëmijët e tij thuhet se mbijetuan.

Ajo që e bën më trishtuese atë pamje është fakti se pak pasi doli fotografia e kuzhinës së shkatërruar, është publikuar një video e Korenovskyt duke festuar ditëlindjen me familjen e tij, në të njëjtën banesë.

Imazhi është i veçantë për kontrastin e fortë midis normales dhe jonormales.

Kuzhina me ngjyrë të verdhë dhe jeshile mbeti po njësoj si më parë, edhe pasi një anë muri u shkatërrua krejtësisht.

Frutat vazhdojnë të jenë në tavolinë, ashtu si dhe enët në lavaman.

“Ndoshta ishte ai (Korenovsky) që i bleu ato mollë për familjen e tij, të mbetura në tavolinë pasi ndërtesa u shemb”, tha gazetarja ruse e BBC, Liza Fokht.

“Ose ndoshta ishte ai që la një pjatë në lavaman, duke menduar se do të ketë kohë për ta larë më vonë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë