Politike

Kushtetuesja, Toska, Xhaferllari dhe Papajorgji betohen para Metës

Pas ftesës publike, Presidenti Ilir Meta ka pritur sot anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese të cilat janë betuar dhe nga nesër do të mund të vijojnë detyrën e re. 

E para që është betuar ka qenë Elsa Toska, e cila me dorën mbi Kushtetutë, u shpreh se ajo do jetë garante e saj dhe do i qëndroj gjithmonë besnike.

Duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, gjyqtarja Toska u betua para Presidentit Meta:‘Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!’.

Pas saj radha ishte për Marsida Xhaferllarin, e cila ka qenë zonja që shkaktoi debat mes maxhorancës dhe Presidentit. 

Xhaferllari njësoj si kolegja e saj, u betua mbi Kushtetutë dhe u shpreh se do e respektoje gjithmonë dhe do i qëndroje besnike. E fundit që u betua ishte Fiona Papajorgji.  

“I lumtur që më në fund, pas dy vitesh, fillon sot nga funksionimi Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë! Urime tre anëtareve të reja të kësaj Gjykate,
znj.Elsa Toska, znj.Marsida Xhaferllari dhe znj. Fiona Papajorgji!", tha Meta.

Arta Vorpsi me heret ka sfiduar autoritetin e presidentit Ilir Meta, duke shmangur ceremoninë e betimit tek kreu i shtetit, por duke u betuar tek një notere private. Kopjen e betimit, Vorpsi ia ka dërguar Metës, KED dhe Gjykatës Kushtetuese me Postë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë