Shendet

Kush tha se të sëmurët me artrit nuk duhet të bëjnë ushtrime?

Ndonjëherë duket se ushtrimet fizike janë zgjidhja e çdo problemi mjekësor. Ushtrimet janë një “ilaç” i mirë për zemrën, për diabetin, për depresionin. Po për njerëzit që kanë dhimbje të gjymtyrëve çfarë rekomandohet? Çfarë duhet të bëjnë ata?
Ne vazhdojmë të jemi ende në epokën kur mjekësia gjithmonë kërkon një zgjidhje për dhimbjet, pa lëvizur shumë. Por kjo gjë duhet të ndryshojë. Për më shumë se 50 vjet kemi mësuar se të sëmurët me, artrit nuk duhet të lëvizin shumë pasi do të kenë dhimbje, po kjo nuk është mënyra e saktë për të rehabilituar sëmundjen. Çdo person i prekur nga kjo sëmundje duhet të kryejë rreth 150 minuta ushtrime në javë, njëjtë si pacientët që vuajnë nga sëmundje të tjera. Artriti është një sëmundje që prek më së shumti gjunjët, këmbët, shpinën dhe duart.
Në gjuhën mjekësore, artriti nënkupton inflamimimin e një pjese të nyjeve ose rreth saj, duke iu shkaktuar dhimbje dhe shpesh herë problem në lëvizje. Artriti ekziston në shumë lloje të ndryshme, por forma më e shpeshtë është osteoartriti dhe imunoartriti.
Nëse dhimbja shkaktohet nga fërkimi i kockave, atëherë lind pyetja pse duhet të lëvizni?
“Mjekët shpjegojnë se nëse nyjet e gjunjëve nuk kanë furnizim me gjak, kështu që duhet të lëvizin për të shkuar lëngjet ushqyese në kërc dhe indet të tjera,”thotë Marcy O’Koon, drejtori i fondacionit “Arthritis” në Francë.

Sipas tij, ushtrimet duhet të jenë pjesë e trajtimit në shumicën e rasteve me artrit, sepse pasiviteti rrit dëmtimin e nyjeve.
Mjeku Gabe Mirkin, ka studiuar për lidhjen që kanë ushtrimet me artritin për gati një gjysmë shekulli. Ai këshillon që të kryeni vazhdimisht një sport të caktuar si çiklizmi, noti, ose të përdorini pajisje ushtrimi për këmbët. Sipas tij, ecja është ushtrimi i duhur për personat që vuajnë nga kjo sëmundje. Ajo gjithashtu, është efektive dhe shërben për një imunitet më të fortë, duke zvogëluar dhimbjen fizike dhe duke përmirësuar gjendjen shpirtërore.
Por ecja mendohet si shumë e vështirë për disa të sëmurë nga artriti, veçanërisht për ta që janë mbi peshë dhe nuk kanë qenë për një periudhë të gjatë aktiv fizikisht. Ortopedistja Laura Dunne shpesh këshillon pacientët e saj që të përdorin stërvitjen ujore.
“Kur futeni në ujë, ju luftoni me gravitetin dhe kjo ju ndihmon më shumë. Në të njëjtën kohë vrapimi në ujë forcon më shumë muskujt,” shprehet Dunne.
Ndër të tjera ajo thotë që mund të përdoren edhe biçikletat e palëvizshme, por duke rregulluar lartësinë e sendiljes në mënyrë që gjuri të mos përkulet më shume se sa pedalet.
Ka shume hulumtime që tregojnë se ushtrimet janë në mënyrë e mirë për të luftuar këtë sëmundje që shkakton shumë dhimbje. Për pacientët që e kanë diagnostikuar sëmundjen në faza të hershme, fondacioni Arthritis, tregon se duhet të bëni aktivitet fizik sa më parë.
“Ushtrimet në fillim janë të vështira për njerëzit që vuajnë nga artriti, por pasi të jeni më të qëndrueshëm, ushtrimet do ju forcojnë, sepse do të bëhen më të lehtë, do të humbni peshë, do të keni më pak dhimbje dhe do të ndjeheni më mirë emocionalisht,” shprehet O’Koon.
Ndër të tjera, mjeku shpjegon se çfarëdo lloj medikamentesh apo metodash të përdorni për të zvogëluar dhimbjen, nuk do të jetë më e mirë se sa aktiviteti fizik, i përditshëm.
“Mos jetoni më me dhimbje, por kuroni vetën. Mos ndaloni,”thotë O’Koon. / The Washington Post/

 

Më Shumë