Shendet

Kush rrezikohet më shumë nga sëmundjet e zemrës

Një studim alarmant i lançuar këtë javë në revistën mjekësore “Circulation” tregon se gratë e reja janë më të rrezikuara nga infarktet dhe sëmundjet e zemrës. Ndërsa studiuesit po përpiqen të kuptojnë se pse, mjekët thonë se sëmundjet e zemrës janë të paparashikueshme.
“Në të kaluarën ka pasur një mit se sëmundjet e zemrës preknin njerëzit e moshuar, por kjo nuk është e vërtetë,” tha Ashly Kren, kirurge në spitalin HSHS St. Joseph.
Gjatë 20 viteve të fundit, të sëmurët me diabet dhe personat obezë janë më të rrezikuarit për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës dhe mjekët thonë se statistikat tregojnë se gratë në moshën 30-35 vjeç janë më të prekura.

“Studimet e fundit po tregojnë se po shtohet shumë numri i grave në moshë të re që vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Është e vështirë të gjesh një shkak të vetëm, pasi ka një kombinim faktorësh që ndikojë për infarktet,” shton Kren.
Ekspertët e studimit treguan se pavarësisht moshës, njerëzit janë të rrezikuar në çdo moshë, sidomos në kohën e produkteve OMGJ, ndërsa disa faktorë të tjerë të rëndësishëm që rrisin rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës përfshijnë mosveprimin fizik, stresin, pirjen e duhanit, apo përdorimin e drogës.
Kren thotë se shumë gra të reja janë të pakujdesshme për shëndetin e tyre.
“Gjëja e fundit që na shkon nëpër mend është të shqetësohemi nëse mund të kemi një atak në zemër, pasi jemi shumë të zëna duke u përkushtuar te çdo gjë tjetër përveç vetes,” shton ajo.
Përgjithësisht simptomat e sëmundjeve të zemrës apo infarkteve është e ndryshme tek persona të ndryshme. Burrat dhe gratë mund të kenë dhimbjen të gjoksit si një simptomë e një ataku në zemër, por shpesh herë e justifikojnë si ftohje apo gjendje gripale. Ekspertët thonë se duke qenë se sëmundjet e zemrës janë të paparashikueshme, të gjithë duhet të përpiqemi t’i parandalojmë.
Sipas tyre gjithashtu e rëndësishme të theksohet se nëse sëmundjet e zemrës janë gjenetike, atëherë duhet të përballeni me një rrezik akoma dhe më të madh./CNN/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë