Mode

Kush ishte look-u më i bukur në Festivalin e Filmit në Venecia?

Festivalet e filmave kanë tendencën të inspirojnë edhe vajzat të cilat janë minimaliste në stilin e përditshëm të duken sa më bukur dhe Festivali i Filmit në Venecia gjatë kësaj jave nuk kishte asnjë ndryshim. Një grup i madh aktoresh dhe modelesh nga e gjithë bota u mblodhën në qytetin verior të Italisë duke sjellë me vete trende bukurie që dukej sikur e ndalonin kohën për një moment.

Kishte mjaft kombinime artistike : Lily-Rose Depp i kishte kapur mbrapa flokët e saj në ngjyrë mjalti dhe kishte lënë para disa fije, Elsa Hosk i kapi flokët e saj të gjatë në një topuz balerine dhe Tessa Thompson i kishte bërë flokët e saj gërsheta për ti kapur më pas në një bisht. Flokët e fryra me onde të Penelope Cruz dhe Barbara Palvin patën gjithashtu impaktin e tyre, kjo e fundit i shtoi dhe një kordele me fjongo ngjyrë bezhë për ta ëmbëlsuar pak.

Për disa njerëz, të qënit pjesë e një premiere duke qëndruar besnik ndaj rrënjëve të tyre mund të duket më bukur se manovrat e rrezikshme që provohen vazhdimisht. Shembulli më i mirë për këtë është Kristen Stewart e cila arriti në zonën e fotove me flokët e saj të shkurtër të kapur në mënyrë të çrregullt dhe buzët flakë të kuqe.

Motoja e këtij sezoni përsa i përket trendeve të bukurisë mund të jetë : Qëndro me atë që do.

Më poshtë janë trendet më të bukura nga Festivali i Filmit në Venecia


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë