Analize

Kush është “kokëforti” i BE që do të integrojë Shqipërinë!

Hungarezi Olivér Várhelyi do të jetë njeriu që do cojë përpara kauzën e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor përgjatë 5 viteve të ardhshmne.

Ai është zgjedhur zyrtarisht si komisioneri i ardhshëm për zgjerimin dhe politikën e fqinjësisë në ekipin e Komisionit Europian të drejtuar nga Ursula Von der Leyen. Konfirmimi në këtë post është bërë i mundur pas dritës jeshile të dhënë nga komisioni i punëve të jashtme të Parlamentit Europian si rrjedhim i vlerësimit pozitiv së përgjigjjeve shtesë me shkrim dhënë nga Várhelyi. Ai ka folur gjatë përpara Parlamentit Europian për vizionin e tij për Ballkanin Perëndimor, duke premtuar hapjen e negociatave me Shqipërinë brenda muajve të ardhshëm.

Duke shpalosur vizionin e tij për mandatin 5 vjeçar, Olivér Várhelyi ka thënë se do të dëshironte që në 2024 Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të mund të jenë afër përfundimit të negociatave të anëtarësimit, Serbia gati për t’u anëtarësuar në BE dhe vendet e tjera të kenë bërë progres të konsiderueshëm.

Olivér Várhelyi është shprehur në dëgjesën e Parlamentit Europian, se prioritetet e tij për politikën e zgjerimit lidhen së pari me hapjen e negociatave e anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut para samitit të Zagrebit të 7 dhe 8 majit.

Várhelyi është shprehur, se që prej ditës së tij të pare në detyrë synon të punojë ngushtë me shtetet anëtare për të zgjidhur shqetêsimt që kanë lidhur me kërkesat e rreme të azili, shtrirjes së korrupsionit dhe çështjeve të tjera të sundimit të ligjit.

Ai  ka theksuar, se do të përfshijë shtetet anëtare në misionet faktmbledhëse për vlerësimin e reformave në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut për të evituar një tjetër dështim, si edhe ta shtrijë këtë metodologji edhe për vlerësimin e reformave në të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Zyrtari europian, i cili njihet për kokëfortësinë politike, është zgjedhur nga kryeministri hungarez Viktor Orban pas refuzimit të ish-ministrit të tij të drejtësisë nga Parlamenti Europian.

Ai do të marrë detyrë në një kohë kur zgjerimi është kthyer në “pataten e nxehtë” të Brukselit, për shkak të refuzimit të Francës dhe Holadë për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por ndryshe nga Hahn, qëndrimi i komisionerit hungarez pritet të jeë sipas medieve vendase, shumë më kërkues dhe i ashpër.

Olivér Várhelyi, Gazeta Si, 31 tetor 2019

Olivér Várhelyi është një diplomat me përvojë, i cili njihet pë konfrontimet e shpeshta me zyrtarët e tjerë të BE-së. Gazeta “Hungary Today” shkruan se për më tepër, ai është besnik i Orbán dhe qeverisë së tij.

Diplomati i lartë duket se është një zgjedhje e mirëmenduar nga ana e Orban pasi ai ka kaluar 25 vitet e kaluara duke u marrë me politikën e BE-së në Komisionin Europian dhe në ministri të ndryshme. Ai gjithashtu ka punuar për pranimin e Hungarisë në BE, eksperiencë e cila mund të jetë shumë e vyer për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Një njeri kokëfortë

Në një shkrim pas emërimit të tij në 2015,”Budapest Times” e përshkruan diplomatin që do të pasojë Hahn si një njeri me personalitet të fortë dhe mjaft konfrontues i cili nuk synon arritjen e një marrëveshjeje por vetëm “fitore”.

Nga ana tjetër, ata që e njohin Várhelyin e përshkruajnë zyrtarin se një profesionist, kompetent dhe tejet të përgatitur, i cili e di shumë mirë sesi funksionojnë gjërat në Bruksel.

Gazeta “Hungary Today”shkruan se emri i tij kishte dalë si një kandidat i mundshëm për Ministër të Jashtëm në vitin 2017. Ajo gjithashtu raporton se Várhelyi ishte një person nuk shumë tolerant kur ndeshet me një konflikt dhe arritin t’i shkojë një cështjeje deri në fund.

Qeveria e tij ka një qëndrim mjaft konfrontues kundër Brukselit dhe Várhelyi është një zyrtar që njihet për besnikërinë e tin ndaj Orban. Sipas medias hungareze “Hvg.hu”, Olivér Várhelyi duket një bast i sigurt pasi nuk është anëtar i Fidesz dhe nuk është përfshirë direkt në qeverinë e Orbán, ndrysheTrócsányi.

Olivér Várhelyi dhe Viktor Orban. Gazeta Si, 31 tetor 2019

Kush është pasuesi i Hahn?

Varheli është një përfaqësuesit më të vjetër të Hungarisë në BE dhe ka shërbyer përgjatë muajve të fundit edhe si kanal komunikimi mes Brukselit dhe Budapestit, për shkak të marrëdhënieve të tensionuara mes dy palëve. Ai nuk ka punuar me asnjë nga vendet e Ballkanit ose me çështje që lidhen me rajonin apo zgjerimin e BE-së por ka punuar për anëtarësimin e Hungarisë ën BE.

Várhelyi studioi të drejtën europiane në Danimarkë dhe ka një diplomë juridike nga Universiteti i Szeged. Ai u bashkua me Zyrën për Europeanështje Evropiane në Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë si praktikant në 1995. Pas pak, ai u bë përgjegjës për Koordinimin dhe Harmonizimin e politikave me BE-në. Várhelyi nisi punën në Bruksel ishte në vitin 2001 (2 vjet para hyrjes zyrtare të Hungarisë) kur ai u emërua këshilltar ligjor i misionit të Hungarisë në BE.

Midis vitit 2003 dhe 2006, ai ishte shefi i Shërbimit Ligjor të Përfaqësimit të Përhershëm të Hungarisë në BE. Ai u kthye në Budapest në vitin 2006, për të udhëhequr Departamentin e Drejtësisë në Ministrinë e Drejtësisë, por në vitin 2008 ai u dërgua përsëri në Bruksel.

Ai ka mbajtur disa poste në Komisionin Europian, ku në vitin 2008 u emërua Shef i njësisë përgjegjëse për të drejtat e pronësisë industriale. Ai ka shërbyer po ashtu si shef i Departamentit të Drejtësisë të Bashkimit Europian, deri në vitin 2006 dhe si këshilltar juridik i misionit të Hungarisë në Bashkimin Europian

Pasi punoi për tre vjet në Komisionin Europian, ai u kthye përsëri në Hungari në vitin 2011, pasi u emërua Zëvendës Përfaqësues i Përhershëm i Hungarisë. Në vitin 2015, ai u emërua Ambasador i BE-së në Hungari.



Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë