Teknologji dhe Inovacion

Kush e ka të drejtën e autorit për përmbajtjen që krijon Inteligjenca Artificiale?

Në nëntor, një avokat dhe programues që quhet Matthew Butterick hodhi në gjyq kompanitë e teknologjisë GitHub, Microsoft dhe OpenAI, duke thënë se një mjet i quajtur GitHub Copilot që gjeneron automatikisht kodin kompjuterik është në thelb plagjiaturë e punës së zhvilluesve të programeve njerëzore në një mënyrë që shkel licencat e tyre.

“Negativët” në këtë rast, sipas Butterick janë programuesit që kanë punuar në një projekt kodimi me burim të hapur pa dhënë leje që kodi i tyre të përdoret për të ndihmuar inteligjencën artificiale, AI, të mësojë të programojë vetë.

Ky është një debat i hershëm në betejën se si mjetet e AI, prishin idenë e pronëisë, të drejtës së autorit dhe autenticitetit virtual. Këto mjete patën një vit të mirë në 2022-shin, dhe një rezultat i mundshëm është se konfliktet si ky do të fillojnë të zhvillohen seriozisht në 2023.

Fjala e përdorur për to në Silicon Valley është “AI gjeneruese”. Kjo teknologji merr përmbajtjet në rrjet në sasi të mëdha për të trajnuar veten në krijimin e gjërave të ngjashme. Ndryshe nga thjesht programimi, AI gjeneruese po shkruan ese dhe po bën video e imazhe. Teknologët kanë parashikuar prej vitesh që këto mjete ishin e ardhmja, dhe papritur e ardhmja ishte këtu.

Përmbajtja që prodhojnë këto mjete nuk është gjithmonë bindëse, imazhet e programit DALL-E të njerëzve, për shembull, shpesh përfshijnë fytyra të shtrembëruara dhe gishta shtesë, por ato janë shumë më të mira se paraardhësit e tyre.

Copilot lejon programuesit të punojnë më shpejt duke sugjeruar copëza kodesh ndërkohë që ata shkruajnë. Çdo gjë që Copilot di për programimin vjen nga analizat që kanë bërë fillimisht njerëzit dhe çështja gjyqësore, pretendon se ka shkelur licencat e softuerit me burim të hapur, kodi i të cilit është i disponueshëm publikisht për ekzaminim dhe përdorim, duke e përdorur atë në këtë mënyrë. Disa zhvillues janë ankuar publikisht se sugjerimet e kodit të Copilot ndonjëherë hiqen drejtpërdrejt nga programet e tyre. GitHub ka pranuar se produkti, në raste të rralla, mund të kopjojë kodin drejtpërdrejt.

Ai thotë se ka filluar instalimi i filtrave për të parandaluar këtë veprim.

Konflikti fut një ngërç të ri në pyetjen afatgjatë për të drejtën konstitucional që përdor AI kur krijon punime të reja. Pak a shumë njësoj si Vanilla Ice që mori pjesë nga kënga e David Boëie dhe e grupit Queens, por sikur ajo të ishte robot.

Zahr Said, një profesor i ligjit në Uashington, thotë se teknologjia e re do të testojë kornizat ekzistuese ligjore. “Do të ketë shumë njerëz që thonë, në përgjithësi, kur jeni duke përdorur punë me të drejtë autori për të trajnuar AI, ndoshta jeni në rregull apo jo?”- tha ajo. "Por në çdo rast, asgjë nuk është një garanci."

Oege de Moor, zv.president i GitHub, që ka krijuar dhe Copilot, thotë se programuesit njerëz kanë ekzaminuar gjithmonë kode të njerëzve të tjerë për të bërë punën e tyre. "Këto modele nuk janë të ndryshme," - thotë ai. “Ata lexojnë shumë kode burimore dhe krijojnë vetë kode të reja burimore, kështu që ne mendojmë se kjo është e saktë dhe e denjë. ”Microsoft dhe OpenAI nuk pranuan të komentojnë mbi padinë.

Jashtë sallës së gjyqit, po shfaqen mendime të ndryshme se kush, nëse dikush, duhet të shihet si krijuesi i produkteve të krijuara nga AI. Furnizuesi i mediave vizuale Getty Images ka thënë se faqja e saj nuk do të presë asnjë përmbajtje të krijuar nga AI dhe në fillim të këtij viti Zyra e të Drejtave të Autorit në SHBA hodhi poshtë një kërkesë të një artisti për të drejtën e autorit të një imazhi në emër të algoritmit që e krijoi atë, duke thënë se imazhit i mungonte autorësia njerëzore.

Burimi:Bloomberg, përshtati: Gazeta ‘SI’


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë