Politike

Kurti: Sot jemi bashkë, nuk është dita për polemika politike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë, në ditën e 111-vjetorit të Pavarësisë.

Gjatë ceremonisë ai ishte në krah të kryeministrit Edi Rama, ku nuk munguan bisedat e shkurtra dhe shtrëngimi i duarve.

Kurti tha se nuk ishte dita sot për të debatuar për dallimet politike.

"Ishte kënaqësi që të ndjekim ekspozitën e kuruar me shumë kujdes dhe pasion nga Evi Pojani me piktorë vlonjatë pastaj të shohim edhe përmbledhjen filatelike, ndërsa në hyrje janë edhe dokumente historike të komunitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës. Gëzuar gjithë shqiptarëve 28 Nëntorin, këtë festë të madhe të flamurit. Për të gjithë shqiptarët kudo që janë në Ballkan. Lavdi Dëshmorëve të Kombit! Nuk është sot dita që të flasim për dallimet politike, për polemikat aktuale sot jemi bashkë, shqiptarët e kanë të përbashkët historinë dhe ardhmërinë. Kemi shumë ditë të tjera gjatë vitit për këto tema", - tha Kurti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë