Ka ndodhur

Kurbin, kapet me kallashnikov, drogë, doreza dhe targa të vjedhura në makinë

Një 27-vjeçar me precedentë të mëparshëm penal është vënë vënë në pranga nga policia në Kurbin.   Armando Marashi nga Fushë-Kuqja e Kurbinit udhëtonte me një makinë tip “Range Rover” kur u ndalua nga policia.

Gjatë kontrollit, brenda mjetit iu gjet një automatik me 30 fishekë, municion luftarak, një pala targa automjeti të denoncuara të vjedhura në Tiranë, lëndë narkotike kanabis, si dhe sende të tjera të kundërligjshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Marashi ka qenë edhe në kërkim policor nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, i dyshuar për veprën penale të vjedhjes me anë të mashtrimit.

Policia dhe Prokuroria e Lezhës po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti pasi nga informacionet e marra në rrugë operative dyshohet se 27-vjeçari mund të kryente vepër penale në fushën e krimeve ndaj personit apo të vjedhjes me armë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë