Ka ndodhur

Kurbin, 38-vjeçarit i sekuestrohet një pushkë dhe pistoletë

Gazeta Si – Dy armë zjarri janë sekuestruar në zonën e Fushë-Kuqes në Kurbin gjatë një aksioni të koduar “Zastava”.

Në pranga ka rënë 38-vjeçari me iniciale A.Gj. Këtij të fundit, gjatë kontrollit fizik, iu gjet një pistoletë Zastava në një çantë,

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 38-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak.   

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë