Ngjarje

Pandemia ndryshoi traditat e Bajramit

Myslimanët po festojnë sot festën e Fitër Bajramit nën masa të ashpra kufizuese, ndërkohë që vendet në mbarë botën po përpiqen të mbajnë nën kontroll kurbën e epidemisë. Kjo festë është kurorëzuar zakonisht në xhami dhe me mbledhje masive publike, por këtë vit shumëkush mund të festojë vetëm me familjen e ngushtë.

Indonezia, shtetiu më i madh në botë me shumicë myslimane, ka raportuar gati 22,000 raste dhe 1.350 viktima, më të shumti në Azinë Juglindore. Urdhrat e bllokimit që synojnë të përmbajnë pandeminë nënkuptojnë se nuk do të ketë kremtime në xhami apo edhe fusha të hapura dhe as bashkime familjare.

"Shpërthimi i pandemisë e ka ndryshuiar krejtësisht traditën," tha Andieka Rabbani, një student në Xhakartë. Këtë vit, si shumë indonezianë, ai do të shohë vetëm familjen dhe miqtë përmes thirrjeve video.

Disa vende, përfshirë Turqinë, Irakun dhe Jordaninë, kanë vendosur disa orare të lira për lutje, por edhe pse janë hequr shumë kufizime, festimet do të anulohen për shkak të frikës dhe shqetësimeve të vazhdueshme nga pandemia.

Kufizimet mbeten gjithashtu aktive në vendet ballkanike si Shqipëria, Bosnje-Hercegovina dhe Kosova.

Naim Tërnava, myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, drejtoi lutjet në një xhami përpara një grupi të vogël imamësh të ulur 1,5 metra larg, me predikimin që transmetohej jashtë në altoparlantë.

"Unë ju ftoj të keni pak më shumë durim derisa të kapërcejmë rrezikun nga Covid-19," tha ai.

Ndërsa në Tiranë u festua kryesisht brenda në xhami dhe me një numër shumë të reduktuar personash. Ceremonia qendore e Fitër Bajramit u zhvillua në Xhaminë e Kokonozit (Pazari i Ri) Tiranë, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu. Në mesazhin drejtuar të gjithë besimtarëve, ai tha se është koha të reflektojmë fort mbi vlerat e vërteta të familjes.

Në kryeqytetin boshnjak, Sarajevë, xhamitë u rihapën më 6 maj pas shtatë javësh bllokimi. Besimtarët duhet të veshin maska ​​dhe të praktikojnë distancimin fizik, ndërsa individëve të moshuar u kërkohet të vazhdojnë të luten në shtëpi.

Në Pakistan, Bajrami po festohet nën hijen e koronavirusit dhe në vazhdën e një rrëzimi të një avioni pasagjerësh pranë Karaçit të premten që vrau 97 njerëz. Për herë të parë, Pakistani po feston Bajramin në mbarë vendin në të njëjtën ditë, duke përfunduar një polemikë shumëvjeçare midis etnive rivale. Pakistani ka marrë masa për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit që nga mesi i marsit, por Kryeministri Imran Khan refuzoi të mbyllë xhamitë gjatë Ramazanit, megjithë kërkesat e mjekëve dhe një numri në rritje të infeksioneve. Pakistani ka raportuar më shumë se 52,000 raste dhe më shumë se 1.100 vdekje. /Burimi: DailySabah. Solli në shqip Gazeta "Si"

Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë