Më 8 gusht të vitit 1991, rreth 20 mijë shqiptarë në bordin e anijes “Vlora”, nisur nga Shqipëria një ditë më parë, mbërritën në Bari.
Një anije e tejmbushur me familjarë, të rinj, fëmijë, të moshuar e të gjithë kërkonin lirinë dhe një mundësi më shumë për të bërë dicka për veten e tyre.
Barezët ua hapën dyert duke iu përgjigjur thirrjes së kryetarit të atëhershëm të Bashkisë Enrico Dalfino, i cili u kërkojë të tregonin humanizëm e mikpritje ndaj shqiptarëve.
“Janë njerëz, janë njerëz të dëshpëruar e nuk mund të kthehen pas. Ne jemi e vetmja shpresë për ta”, ishte thirrja që 30 vite më parë kryebashkiaku i Barit i drejtoi qytetarëve të tij.
Sot me shumë mundësi do të ketë anije mbushur me njerëz që shkojnë për pushime e ndërkohë sot para 30 vitesh anija “Vlora” ishte e mbushur me njerëz që shkonin në Itali për jetë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)









Lini një Përgjigje