Pandemia e Covid-19 ndryshoi jetën e gjithsecilit. Sfidat e viti pandemik ishin të mëdha dhe e vetmja gjë që kërkojnë të gjithë është një zgjidhje për këtë situatë ku u gjendëm papritur. Sot pas një viti të gjithë vijojnë të kenë të njëjtën pyetje: Kur do të jetë fundi i pandemisë Covid-19?
Kjo është një pyetje që vështirë të marrë një përgjigje precize për shkak se çdo gjë varët nga vala e infektimeve. Mjeku Tritan Kalo ka shpjeguar për Gazetasi.al se pandemi të kësaj natyre zakonisht zgjasin 18-24 muaj.

Nën rrjedhen e së njëjtës pyetje Laidon Shapo, mjeku shqiptar në Shërbimin Kombëtar në Londër i tha Gazetasi.al se situata momentale në vendin tonë duket e qetë por “sa mund të lexohet në të dhënat aktuale apo të javëve të fundit, çfarë u mësua që nga Marsi i viti 2020, valët e forta të rasteve të reja dhe numri i vdekjeve të Nëntorit të po atij viti dhe Shkurtit të vitit 2021 dhe ç’mund të projektohet për vjeshtë-dimër, mbetet për t’u parë!”.

Ndërkaq, eksperti i shëndetit publik Alban Ylli i shpjegoi Gazetasi.al se pandemia mund të përfundojë brenda këtij viti, por do të verifikohet në vjeshtë nëse do të ketë një rritje të vogël të rasteve të infektimit.
Kjo gjë është e papërcaktuar edhe për mjekun shqiptar në Madrid, Kita Sallabanda Diaz, i cili i tha Gazetasi.al se është vështirë të thuhet se kur mund të mbarojë pandemia. Sipas tij është shpejt për të menduar se mori “fund”.
“Do vinë turistë, ka hyrje-dalje. Këto mund të riaktivizojnë virusin, po ashtu edhe temperaturat e ulëta”, shtoi mjeku.

Ndërkaq Shapo shton se për Shqipërinë duhet një kujdes i madh gjatë verës në kontrollin e fluturimeve, ku pasagjerët të kenë pasaportë vaksinimi dhe provojnë që janë PCR negative, të vazhdojnë masat sidomos në ambiente të mbyllura dhe programi TTT(në shqip Testo-Gjurmo-Trajto)
“Që të projektohet një e ardhme drejt normalitetit duhet patjetër të dihet se kur është arritur imuniteti kolektiv (70-80%) dhe kjo kërkon të dhëna dhe studime seroprevalence në popullatë”, shton eksperti.

Në këndvështrimin e ekspertit të epidemiologjisë në IShP, Dritan Ulqinaku, fundi parashikohet të jetë i largët “të paktën edhe një vit parashikohet të vazhdojmë të kemi raste”.
Sipas Ulqinakut ka një sërë arsyesh si një pjesë e madhe e popullatës është e pambrojtur, vaksina në vetvete nuk të mbron 100% dhe Shqipëria është vend i hapur dhe duke pasur kontakte të shumta me vendet e tjera mundësia e kontaminimit si brenda dhe jashtë është e lartë.
“Ajo që ne shpresojmë është që rastet të jenë minimale dhe të mos krijojnë mbingarkesë në shërbimet shëndetësore”, përfundon Ulqinaku.
Rrjedhimisht, duke u bazuar në përgjigjet e ekspertëve, na mbetet të shohim vjeshtës se si do të vijojë kjo situatë, deri atëherë masat mbeten ende të vlefshme…
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje