Dy oficerë policie në Los Anxhelos janë pushuar nga puna pasi në vend që të ndiqnin grabitësit, po ndiqnin dy krijesa të aplikacionit Pokemon Go.
Dyshja kishte parkuar, kur morën njoftim në radio për një grabitje dyqani.
Por një rishikim i pamjeve të kamerave në makinën e tyre tregonte se ata kishin luajtur Pokémon Go dhe kishin zgjedhur të ndiqnin një Pokemon aty pranë, në vend që t’i bashkoheshin thirrjes për kapjen e grabitësve.
Dyshja mohoi të kishin luajtur lojën, por pas hetimeve ata u shkarkuan.
Dokumentat e hetimit tregojnë se pas injorimit të një thirrjeje radiofonike, “përafërsisht për 20 minuta” dy oficerët, po lëviznin në vende të ndryshme ku me sa duket shfaqeshin krijesat virtuale.
Louis Lozano dhe Eric Mitchell kishin qenë në patrullë kur një pikë e dyqaneve Macy u grabit.
Burimi: BBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)






