Mode

Kur çantat e dorës kthehen në çanta me para

Elona Varfi, 33 vjeç, nga Shqipëria është një konsulente investimesh për ankande dhe jeton me burrin e saj në Londër.
Ajo e ka nisur biznesin e saj para 7 vitesh duke blerë çanta me vlerë 90,000 paund të cilat tani arrijnë në vlera deri 150,000 paund.
“Unë zotëroj 12 çanta Hermès dhe kam blerë dhe shitur 20 çanta Hermès gjatë shtatë viteve të fundit, shpesh duke dyfishuar paratë e mia,” tregon Varfi.
Por a ka një mënyrë të veçantë për t’u bërë një koleksioniste e çantave Hermes?
Sipas Varfit ekskluziviteti është thelbësor dhe çantat e saj klasike si (Birkin dhe Kelly) ofrohen vetëm për klientë të zgjedhur. Ajo shpjegon se nuk ka rëndësi nëse mund të blini të gjithë dyqanin, pasi Hermès nuk do t'ju japë asnjëherë diçka me vlerë.
Të të ofrohet ndonjë çantë është një arritje edhe nëse nuk është ashtu siç e dëshironi, duhet të vazhdoni t'i blini ato derisa të gjeni atë që ju pëlqen. Nëse jeni mjaft me fat për të blerë diçka që kërkohet nga të tjerët, mund ta shisni ditën tjetër për dyfishin e çmimit, kështu ka vepruar Varfi.
“Kam kursyer dhe bleva çantën time të parë, një çantë e zezë klasike Channel 2.55 me lëkurë "caviar" dhjetë vjet më parë për 2,800£ . Tani vlen më shumë se dyfishi.” tregon ajo.
Shqiptarja ka treguar se në vitin 2003, ka blerë Hermèsin e saj të parë, një Birkin 30 cm me lëkurë të zezë Togo që i kushtoi rreth 6500 paund. Kjo është çanta që ajo përdor më së shumti dhe nëse do të ishte më e re, mund të shitej 13,000 paund tani. Në gjendjen e saj aktuale, do të merrte njëlloj sa ka paguar për të shtatë vjet më parë.
“Kur e bleva, një mik vazhdonte të më ofronte gjithnjë e më shumë, sepse ai po kërkonte pikërisht atë çantë për gruan e tij. Nuk u tundova por më bëri të kuptoja sa mund të fitoja me diçka të tillë,” tregon Elona, e cila që prej asaj kohe filloi të blejë dy çanta në vit nga dyqanet Hermès dhe gjithashtu do të merrte çanta të dorës së dytë.

“Nëse nuk e doja më një çantë, e shisja. Gjithmonë me fitim, kurrë me humbje,” shtoi Varfi.
Ajo tregoi se çanta që ka fituar më shumë ishte një çantë e vogël kamoshi Kelly Pochette, e cila i kushtoi 4,000 paund dhe e shiti për 14,000 paund pas katër vitesh. Për momentin, çantat më të vogla janë më të dëshiruarat. Ajo i shet në ankand ose përmes platformave online, të tilla si HEËI (hardlyeverëornit.com).
“Çantat e mia më të shtrenjta janë rozë me lëkurë krokodili e Porosus 35cm Scheherazade Birkin, të cilën e bleva për 25,000 paund në 2015 (sot mund të shitet për 50,000 £) dhe një çante me lëkurë aligator me shkëlqim prej ari Birkin 25, të cilin e bleva nga dyqani Hermès për 30,000 paund dhe tani vlen më shumë se 50,000 paund. Në total, unë kam shpenzuar rreth 90,000 paund për çanta Hermès në shtatë vitet e fundit. Mesatarisht kam bërë 1,000-3,000 paund fitim për një çantë që kam shitur. Koleksioni im aktual vlen rreth 150,000£. Fitimet i përdor për të blerë çanta të reja,” ka treguar Varfi.
Më e rëndësishmja është të kujdesesh për to.
Elona përdor të gjitha çantat por gjithmonë i vendos ato në qeset që mos të bëhen me pluhur dhe i pastron pas çdo përdorimi. Ajo tregon se ekziston edhe “spa” për çantat Hermes, ku zejtari do t’i trajtojë çantat për çdo shenjë përdorimi për 280-500 paund dhe kjo procedurë i rrit vlerën çantës me 2000 paund.
“Ndërkohë, kam ndërmend të vazhdoj të ndërtoj koleksionin tim. Çanta më e shtrenjtë që kam nxjerrë për të shitur ndonjëherë është Hermes Himalaya Birkin. E punuar me kujdes në shkallëzime delikate nga e bardha në gri për t'i ngjarë maleve të larta të mbuluara me dëborë. Është aq elegante sa nuk jam ende e sigurt nëse dua ta shes,” thotë Elona
Burimi:Daily Mail/ Përktheu:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë