Ngjarje

Kur alkooli të shpëton nga prangat e policisë…

Alkooli të fut në probleme, por ndonjëherë edhe të shpëton. Një 47-vjeçar që banon në kryeqytet u ka shpëtuar prangave të policisë pikërisht sepse ishte në gjendje të dehur dhe siç vlerësuan agjentët e krimeve, ai nuk po kryente vepër penale, por po “plotësonte” dëshirën e tij për të pirë alkool. Ngjarja e rrallë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Tiranë, dhe konkretisht në rrugën “Rrapo Hekali”.
Burimet i treguan ekskluzivisht Gazetës “Si” se shtetasi Adriatik Sulaj nuk u arrestua për shkak të gjendjes së dehur. Emri i tij do të referohet në prokurori për hetime të mëtejshme deklaroi për gazetën “Si” një burim i sigurt.

Ngjarja
Në orën 20:00 i dyshuari ka hyrë në supermarketin ‘Eco’. Pasi ka kërkuar nëpër raftet e ushqimoreve, ka ndaluar te vera. Ai u kap në flagrancë duke marrë dy shishe verë. Por për shkak se ishte i dehur dhe dëshira e tij ishte të vazhdonte të pinte, oficerët vetëm sa i hoqën shishet e vjedhura dhe, pasi i morën deklaratën, e lanë të kthehej në shtëpi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë