Kombetarja

Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për Poloninë, të gjithë lojtarët janë të gatshëm

Gazeta Si – Kombëtarja shqiptare mbylli përgatitjet e ndeshjes ndaj Polonisë me një seancë të fundit të zhvilluar sot në mbrëmje në stadiumin “Air Albania”. Trajneri Silvinjo ka punuar për gati një orë me ekipin, që ishte i plotë.

Të gjithë lojtarët kanë marrë pjesë në këtë sancë dhe gjendja është optimale. Ishte një seancë e lehtë, ku stafi teknik ka dhënë më tepër udhëzime taktike për situata të ndryshme loje. Edhe Bare e ka kaluar problemin që kishte ditën e premte, pas kthimit nga Çekia.

Shqipëri-Poloni luhet të dielën në “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:45. Një sfidë mjaft e rëndësishme, ku kuqezinjtë synojnë të marrin maksimumin e pikëve me mbështetjen e tifozerisë. Të gjitha biletat janë shitur dhe stadiumi do të jetë i mbushur plot.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë