Shendet

Kuptimi i ‘transmetimit të aerosolëve’ mund të jetë thelbësor për kontrollimin e Covid-19

Nga Julian Tang - Imagjinoni sikur mendoni se ka minj në shtëpinë tuaj. Ju mund të shihni provat që ata lënë teksa kalojnë në të gjitha dhomat tuaja. I njëjti lloj mendimi duhet të zbatohet për transmetimin e Covid-19. Ne nuk kemi nevojë ta shohim virusin për ta kuptuar se si përhapet. Studimet e fundit nga Kina tregojnë se pacientët e infektuar me Covid-19 në mjediset klinike lënë një sasi të madhe të virusit, të cilat qëndrojnë të pranishme në ajër dhe mund të merren mostra për t’u zbuluar.
Për shkak të kësaj, shkencëtarët në mënyrë të arsyeshme mund të konkludojnë se si virusi përhapet në mjedisin përreth. Njerëzit që janë afër mund ta marrin atë dhe ndërsa virusi qëndron në ajër, duke u përhapur më tej në mjedise të ajrosura dobët, ata që janë më larg mund të infektohen gjithashtu. Provat që Covid mund të përhapen përmes transmetimit të ajrit marrin një ose dy forma të ndryshme. Së pari, shumë shkencëtarë tani mendojnë se transmetimi i Covid-19 nëpërmjet ajrit shpjegoi disa shpërthime të hershme, të tilla si ato në një restorant me ajër të kondicionuar në Guangzhou, Kinë ku virusi u mor nga njerëzit dhe mund të kishte mbetur në mjedis para se të infektonte të tjerët. Së dyti, transmetimi i aerosolëve shpjegon qartësisht se si virusi kalon nga një njëri tek tjetri. Nuk po them që aerosolët janë rruga e vetme e transmetimit. Kërkimet tregojnë se në fakt ekzistojnë dy mënyra kryesore që virusi mund të transmetohet. E para është përmes sipërfaqeve të kontaminuar dhe e dyta nëpërmjet ajrit, që u vërtetua së fundmi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Kjo nuk do të thotë që sipërfaqet të mos luajnë një rol në përhapjen e Covid-19.

OBSH ende i konsideron ato një "mënyrë të mundshme të transmetimit", duke pasur parasysh gjetjet e qëndrueshme rreth mënyrës se si virusi kalon në ajër dhe se si koronavirusët e tjerë mund të transmetohen po në këtë mënyrë. Në një hulumtim të hapur që unë isha bashkautor me shumë shkencëtarë të tjerë, ne përshkruam këto ide dhe cituam prova nga studime të ndryshme që tregojnë se transmetimi i Covid-19 nëpërmjet ajrit është një rrugë potencialisht e rëndësishme me të cilën përhapet Covid-19. Sipërfaqet, janë akoma të rëndësishme dhe njerëzit duhet të vazhdojnë të lajnë duart, por një konsensus shkencor tregon që kjo mund të mos jetë mënyra kryesore e transmetimit të Covid.
Pse ka rëndësi kjo? Së pari, sepse të kuptuarit se si përhapet virusi është thelbësore për kontrollimin e tij. Kjo do të thotë një kombinim i politikave, të tilla si distancimi social, mbajtja e maskave dhe përmirësimi i ventilimit në ambiente të brendshme. Arsyeja për njohjen e virusit si potencial që të transmetohet nga ajri, do të bëjë që bota të dijë se si të luftojë më mirë infeksionet që vijnë nga ajri. Nëse Covid-19 njihet globalisht si i shkaktuar nga një virus që qëndron në ajër, do të ketë më shumë nevoja për të financuar kërkime, të tilla si përmirësimi i ventilimit në ambiente të brendshme, që do të jetë thelbësore për të parandaluar përhapjen e këtij virusi dhe të tjerëve si ai. Duke theksuar se Covid-19 mund të përhapet përmes ajrit do të na lejonte të shtonim më shumë armë në arsenalin tonë për të luftuar këtë virus i cili mund të jetë me ne për shumë kohë.
*Julian Tang është një virolog klinik dhe profesor në departamentin e shkencave në Universitetin e Leicester


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë