Futboll

Kupa e Afrikës 2025 luhet në verë! Festë për klubet europiane, trishtim për lojtarët

Gazeta Si – Në edicionin 2025, Kupa e Afrikës do të zhvillohet në verë. Lajmi është bërë i ditur nga Federata Marokut, vendit organizator të eventit, me anë të një komunikate, ku konfirmonte në detyrë trajnerin Valid Regragui, pavarësisht eliminimit në 1/8-at nga Afrika e Jugut.

Një vendim ky që në fakt lumturon klubet europiane, sepse nuk do të jenë më të detyruar të humbasin lojtarët e tyre në mes të sezonit, siç ka ndodhur deri tani. Aq më tepër për ato klube që kanë impenjime të dyfishta mes kampionatit dhe kupave të Europës.

Nuk është hera e parë që Kupa e Afrikës zhvillohet në verë. Ka ndodhur më parë në 2019-ën, në Egjipt. Problem për futbollistët do të jenë temperaturat e larta. Në 2019-n, sulmuesi i Nigerisë, Kalu, ra pa ndjenja në fushë teksa stërvitej me shokët e skuadrës para ndeshjes me Burundin. Shkak ishte pikërisht i nxehti i madh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë