Lojëra me Dore

Kupa Devis/ Rusia ndeshet me Gjermaninë, derbi ballkanas në gjysmëfinalen tjetër

Në Madrid, numri 2 në botë, Danil Medvedev, i ka dhuruar pikën vendimtare Rusisë në fitoren ndaj Suedisë. Rusia, favorite kryesore për fitimin e Kupës Devis, është gjysmëfinalistja e fundit, pas Gjermanisë, Serbisë dhe Kroacisë. Në gjysmëfinale, rusët do të ndeshen me gjermanët.

Skuadra e kapitenit të përjetshëm Samil Tarpishev, mundi 2-0 Suedinë, që ishte kualifikuar në çerekfinale si vendi i dytë më i mirë. Rezultati në fakt nuk tregon atë që ndodhi në lojë. Andrei Rublev vetëm në momente të caktuara ishte në lartësinë e vendit që mban në klasifikim (numri 5). Ai mundi pas 2 orësh e 11 minuta Elias Ymer në një ndeshje që mund ta zgjidhte më mirë.

Rublev, nje nga dy tenistet e Rusise. Gazeta Si, 2 dhjetor 2021

Për Danil Medvedev ishte thuajse një formalitet ta mbyllte ndeshjen me një 6-4 të dyfishtë, pas një ore e 13 minutash. Ai u ndesh me Mikaelin, me më të fortin nga vëllezërit Ymer. “Ariu” nuk është se shkëlqeu në këtë ndeshje, por kjo ishte fitorja e tretë e tij në tri ndeshje, ku nuk ka humbur asnjë set.

Të premten luhet gjysmëfinalja e parë e Kupës Devis. Do të jetë një derbi i nxehtë ballkanas mes Serbisë së Gjokoviçit dhe Kroacisë së Çiliçit. Në gjysmëfinalen tjetër, Rusia përballet me Gjermaninë, që nuk ka në gjirin e saj këtë herë Aleksandër Zverev.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë