Lojëra me Dore

Kupa Devis/ Kroacia është finalistja e parë, Gjokoviç nuk mjafton për Serbinë

Kroacia është finalistja e parë e edicionit 2021 të Kupës Devis. Skuadra e Marin Çiliç dhe e dyshes Mektiç-Paviç, pasi kaloi Italinë në çerekfinale, mundi në Madrid edhe Serbinë e Novak Gjokoviçit, 2-1.

Sfida u vendos nga loja dyshe, me fitoren e pastër të Mate Paviç dhe Nikola Mektiç ndaj Novak Gjokoviç dhe Filip Krajinoviç. Ky i fundit u hodh në fushë në momentin e fundit nga Viktor Troiçki në vend të Nikola Çaçiç. Kroatët fituan lojën dyshe me rezultatin 7-5 dhe 6-1.

Paviç feston me tifozet kroate pas fitores. Gazeta Si, 4 dhjetor 2021

Nuk ia doli Gjokoviç, i cili, gjysmë ore pas pikës së barazimit nga Çiliç, u kthye në fushë për të udhëhequr Krajinoviç drejt një kufiri të pamundur për t’u arritur. Serbët ishin në vështirësi që në gejmin e tretë, kur Gjokoviç arriti të shpëtonte 4 topa “break”. Më pas serbët u dorëzuan para eksperiencës më të madhe të rivalëve.

Për Kroacinë do të jetë finalja e katërt në Kupën Devis ajo që do të zhvillohet të dielën, kur do të ndeshet me fituesen e çiftit Rusi-Gjermani. Ka fituar më parë në 2005-ën ndaj Sllovakisë, ka humbur në 2016-ën ndaj Argjentinës dhe ka fituar në 2018-ën kundër Francës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë