Në ceremoninë e ndarjes së Çmimeve Nobel në Suedi, ku Peter Handkes do t’i jepet çmimi letërsisë, nuk do të protestojnë vetëm shqiptarë. Në Stokholm është organizuar sot një protestë masive, ku pritet të marrin pjesë qindra qytetarë që kundërshtojnë dhënin e Çmimit Nobel për një nga mbështetësit më të zëshëm të ish-diktatorit serb, Slloboban Millosheviç.
Deklaratat e shkrimtarit kundër shqiptarëve dhe adhurimi i tij për Millosheviçin e kanë vënë atë edhe më parë në qendër të kritikave, por vlerësimi nga akademia suedeze ka sjellë reagime të ashpra edhe nga krerët e politikës shqiptare e kosovare, madje edhe asaj ndërkombëtare.
Dhe jo rastësisht, nismës së Shqipërisë dhe Kosovës për të bojkotuar këtë ceremoni, i janë bashkuar edhe Turqia, Kroacia, Bosnja dhe Maqedonia e Veriut.
Por paavarësisht kundërshtimeve të shumta, Handke, i njohur gjithmonë për deklaratat anti-shqiptare, merr sot zyrtarisht sot në Stokholm çmimin prej 935,000 dollarësh.
Pas ministrit Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj dhe kryediplomatit të Kosovës, Behgjet Pacolli, edhe Ambasadori turk në Suedi, Hakki Emre Yuntt njoftoi se nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e çmimeve Nobel.
Njoftimi erdhi pasi një zyrtar i qeverisë turke, i bëri thirrje Akademisë Suedeze të ndryshojë vendimin ndaj shkrimtarit Handke.
Ndarja e Çmimit Nobel për shkrimtarin Handke ka shkaktuar zemërim në Ballkan dhe më gjerë, për shkak të mbështetjes publike që shkrimtari i kishte ofruar Millosheviçit gjatë luftës në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë në vitet 1990.
Ambasadori kroat në Suedi, Sinisha Grgiq po ashtu se do të marrë pjesë në këtë ceremoni, ku sipas tij do të nderohej me çmim një person "I angazhuar politikisht në mbështetje të politikës së Sllobodan Millosheviçi ".
Peter Handke nuk pranoi t'u përgjigjej pyetjeve në lidhje me mbështetjen e tij për ish-diktatorit serb, në një konferencë për media në Stokholm të mbajtur më 6 dhjetor.
Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli tha se e ka udhëzuar ambasadorin e Kosovës në Suedi të mos marrë pjesë në ceremoni.
Ndërkohë, për Cakajn, “mbështetja e mizorive të luftës gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë nuk duhet të shpërblehet”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.