Gazeta Si – Gjashtë persona janë arrestuar dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim për rastin e 4 serave të mbyllura me kanabis që u zbuluan në fshatin Rërëz të Beratit në nëntor të vitit 2022.
Arrestimet janë brë me urdhër të SPAK dhe bëhet e ditur se, të mërkurën u ekzekutuan masat e sigurimit personal “arrest në burg” ndaj 6 personave nën hetim, konkretisht:
–S.H. banues në Koplik, Malësi e Madhe;
– A.V. banues në Drenovicë, Berat;
– M.M. banues në Gruemirë, Malësi e Madhe;
– L.B. banues në Demiraj, Malësi e Madhe;
– S.S. banues në Demiraj, Malësi e Madhe;
– A.Ç. banues në Vodëz, Kuçovë, Berat,
Gjashtë personat e arrestuar dyshohen për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit, “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Krahas kësaj, sot Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, urdhëroi kryetjen e kontrolleve në 9 (nëntë) banesa të personave nën hetim, për të cilët është proceduar më herët, konkretisht:
– B.XH. banues në Nikël, Krujë;
– E.Xh. banues në Nikël, Krujë;
– S.B. banues në Shëngjin, Lezhë;
– J.U. banues në Koplik i Sipërm, Malësi e Madhe;
– M.D. banues në Nikël, Krujë;
– H.D. banues në Drenovicë, Berat;
– S.L. banues në Dobraç, Shkodër dhe ndaj dy personave të tjerë:
– S.Ç. banues në Lapardha, Berat;
– E.T. banues në Vodëz (Kuçovë) Berat.
Në katër serat e gjetura në fshatin Rërëz, më 10 nëntor të 2022, u evidentua e instaluar linjë elektrike dhe linjë e furnizimit me ujë, përmes një pompe thithëse që furnizohej nga një kanal vaditës përballë serave.
Po ashtu, në sera u gjetën 769 arka plastike, 11 thasë plastmasi të zinj, të mbushur me material bimor lëndë narkotike kanabis sativa, me peshë totale 871.4 kg, kërcej bimësh e pleh kimik, peshore elektronike, gërshërë metalike, dyshekë e jorganë, armë zjarri, aparate celularë, që iu sekuestruan, ku u arrestuan dhe po hetohen edhe aktualisht me masa të ndryshme sigurie 11 persona.
Trafikantët kishin punësuar 95 gra, të cilat punonin me turne për pastrimin e kanabisit dhe kultivimin më ps në sera.
Ndaj të arrestuarve të djeshëm (disa nga Malësia e Madhe dhe të tjerë nga Kuçova e Berati) ka dyshime të bazuara në prova se në bashkëveprim në grup të strukturuar kriminal, në muajt maj/qershor 2022, ndërmorën një veprimtari të mirëmenduar më parë, për marrjen me qera të disa parcelave toke në Rërëz, Berat, ku pasi ngritën 4 sera për kultivimin e bimëve narkotike.
Për ngritjen e serave me kanabis pranë rrugës nacionale në Berat nga trafikantët, Policia e Shtetit vendosi të shkarkojë të gjithë zinxhirin drejtues të Policisë së Beratit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.