Ka ndodhur

Kultivuan dy parcela me drogë në Krujë, arrestohen dy persona (Video)

Gazeta Si- Dy persona janë arrestuar, pasi janë konstatuar se po kultivonin bimë narkotike, në dy parcela në pyllin e fshatit Mukje në Krujë.

Sipas asaj që njofton policia, bëhet e ditur se në pranga kanë rënë 55-vjeçari Sh.S., dhe 23-vjeçari M.M., të dy banues në Mukje.

Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Monitorimi”, ku si rezultat janë sekuestruar 130 bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Po ashtu gjatë kontrollit në banesën e 55-vjeçarit Sh. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një krehër arme dhe municion luftarak.  

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë