Ka ndodhur

Kultivonin kanabis në banesë, në pranga dy persona në Lezhë

Gazeta Si - Gjatë 24 orëve të fundit janë finalizuar dy operacione policore të koduara “Gjormi” dhe “Fushë Malbardhë”.

Si rezultat i operacioni policor të koduar “Gjormi” është arrestuar në flagrancë shtetasi A. P., 51 vjeç, banues në fshatin Gjormë,  pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të kultivuar në kubikë.

Ndërsa gjatë operacionit policor të koduar “Fushë Malbardhë”, është arrestuar E.( I.). H. 51 vjeç, banues në fshatin Fushë Malbardhë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së tij, janë gjetur dhe sekuestruar 320 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të mbjella në tokë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë