Media Galeri

Kulla Eifel zgjatet me 6 metra pas bashkimit të antenës së re

Kulla Eifel u zgjat me 6 metra të martën pasi një antenë e re radio dixhitale u ngjit në majën e monumentit të Parisit.

Kulla, e ndërtuar nga Gustave Eiffel në fund të shekullit të 19-të, tani është 330 metra pasi antena DAB+ (audio dixhitale) u vendos me helikopter në kulmin e saj.

Gjatë ndërtimit të saj, Kulla Eifel e kaloi Monumentin e Uashingtonit duke u bërë struktura më e lartë e krijuar nga njeriu në botë, një titull që e mbajti për katër dekada derisa ndërtesa Chrysler në Nju Jork u ngrit në vitin 1929.

Sipas TripAdvisor, Kulla prej hekuri është ndër vendet turistike më të vizituara në botë.

Sidoqoftë, ajo është përdorur gjithashtu për transmetime për më shumë se 100 vjet, me lartësinë e që ka ndryshuar shumë herë ndërsa antenat e vjetruara u zëvendësuan.

Imazhet e drejtpërdrejta televizive treguan helikopterin duke ulur antenën në bazën e saj në majë të kullës, ku punëtorët e vendosën atë në më pak se 10 minuta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë