Ka ndodhur

Kukës, me armë, municion luftarak dhe dylbi në banesë

Një 51-vjeçar është arrestuar nga Policia në Kukës,, pasi i është gjetur një armë zjarri në banesë dhe municion luftarak.

Gjatë kontrolleve në banesën e 51-vjeçarit Adem Doda në fshatin Tejmoll, janë gjetur një armë zjarri tip pushkë, një sasi municioni luftarak dhe një palë dylbi.

Kontrollet në banesën e tij janë bërë pas informacioneve se ai mbante armë pa leje. Materialet hetimore lidhur me këtë ngjarje u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës,  për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë