Gazeta Si – Një 28-vjeçar është shpallur në kërkim në Kukës, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së familjarëve të bashkëjetueses së tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bicaj, ndërsa i riu që akuzohet se qëlloi me armë është nga fshati Shtiqën, pak kilometra larg nga qyteti i Kukësit. Për këtë rast është arrestuar babai i tij, i cili tentoi të pengojë zbulimin e së vërtetës.
Policia gjeti dhe sekuestroi pistoletën me të cilën qëlloi 28-vjeçari. Gjatë kontrolleve në banesën e babait të tij, u gjetën 1 kallëp tritol, 1 armë gjahu, municion dhe 1 përforcues grushti, që u sekuestruan bashkë me 2 automjete.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.