Shendet

Kujdesi i harruar për gratë shtatzanë me Covid-19

Gratë shtatzëna në spital me koronavirus kanë më pak gjasa të shfaqin simptoma dhe mund të kenë një rrezik më të madh të mos pranohen në njësitë e kujdesit intensiv, sesa gratë që nuk janë shtatzënë. Ky konkluzion është arritur pas një studimi i cili përfshinte 77 studime të përfshira globalisht dhe u botua në revistën "British Medical Journal".
Të dhënat tregojnë se gratë shtatzëna mund të jenë në rrezik më të madh për të pasur nevojë për trajtim. Kjo mund t'i atribuohet pjesërisht kuptimit se sistemi imunitar i nënës shpesh komprometohet për të mbrojtur foshnjën dhe se mushkëritë dhe sistemi kardiovaskular organet që Covid-19 sulmon më shumë janë tashmë nën tkurrje për shkak të shtatëzënësisë.

"Krahasuar me gratë jo shtatzënë në të njëjtën moshër, gratë shtatzëna dhe ato shtatzënë së fundmi me Covid-19 kishin më pak gjasa të raportonin simptoma të etheve," thuhet në raport.

Rreth dy të tretat e grave të cilat nuk ishin shtatzënë janë pranuar në spital me Covid-19 dhe kanë vazhdimisht simptoma të tilla si ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje, ndërsa  një pjesë e madhe e grave shtatzëna të infektuara nga Covid nuk pqraqesin simptoma.
Studiuesja kryesore Shakila Thangaratinam, një profesor i shëndetit të nënës dhe perinatalit në universitetin e Birmingham tha se katër në çdo 100 gra shtatzëna me Covid-19 duket se kanë nevojë për kujdes intensiv, por anashkalohen. 
Sipas të dhënave vetëm 73 gra shtatzëna janë konfirmuar se kanë ndërruar jetë pa asnjë shkak.
Sidoqoftë, një e katërta e të gjithë foshnjave të lindura nga nëna me Covid-19 u pranuan në një njësi neonatale por arsyeja që mjekët i kishin pranuar në njësinë e kujdesit të veçantë, nuk ishte Covid-19,por rreziqe të tjera të lindjes.
Ekspertët tregojnë se nevojitetn më shumë të dhëna, për këtë çështje.
"Megjithëse 17% e grave lindën para 37 javësh e cila konsiderohet si një lindje e parakohshme vetëm 6% shkuan në lindje të parakohshme dhe të lindura, gjë që na bën të mendojmë se mund të jenë faktorë të tjerë në lojë siç janë politikat e spitalit,"shprehen ekspertët.
Se si preken gratë shtatzëna dhe fëmijët e tyre të palindur nga Covid-19 është një pyetje që ka shumë përgjigje.
Ekpsertët tregojnë se në mënyrë tipike, ata  do të kryejnë rishikime sistematike duke integruar studime të shumëfishta për të arritur një përfundim. Kështu që studiuesit  përfshirë shkencëtarët nga Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë filluar  një projekt që azhurnon rregullisht gjetjet e tij, ndërsa dalin  të dhëna të reja.

"Duhet të kryen edhe studime të tjera që deri më tani kanë qenë të papërfillshme, si ndikimi i Covid-19 në shtatzaninë e hershme, apo edhe transmetimin e Covid-19 nga nëna tek fëmija," shprehet  Edward Mullins, një pedagog klinik akademik i kolegjit Imperial në Londër i cili nuk ishte i përfshirë në studim.

Burimi: The Guardian. Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë