Shendet

Kujdes te dentisti! Qetësuesit mund t’ju shkaktojnë vdekjen

Një studim i ri ka zbuluar se qetësuesit që japin stomatologët, mbasi adoleshentët heqin dhëmbët, mund të kenë pasoja të mëdha.
Studimi i botuar në JAMA Internal Medicine ditën e hënë, hedh dritë mbi rolin e qetësuesve që japin shpesh stomatologët. Në shumë vende të botës recetat e mbingarkuara me medikamente të stomatologëve kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme të të rinjve.
“Duke pasur parasysh rëndësinë e qetësuesve, shkalla e përdorimit dhe abuzimit të vazhdueshëm që vërehet tek adoleshentët dhe të rinjtë veçanërisht femra, është alarmante. Gjetjet tona duhet të nxisin një kontroll më të madh mbi përshkrimin e recetave nga stomatologët,” tha studiuesi Alan Schroeder, një pediatër dhe profesor në Shkollën e Mjekësisë të Standford University.

Alan Schroeder, profesor ne universitetin Standford

Të rinjtë shpesh krijojnë varësi nga qetësuesit, kështu që përdorimi i shpeshtë i tyre është i dëmshëm. Gjatë gjithë kohës stomatologët ofrojnë qetësues për të menaxhuar dhimbjen post- kirurgjikale. Pothuajse 15.000 njerëz të moshës 16 deri në 25 vjeç të cilët kanë marrë receta me qetësues në vitin 2015, akuzuan dentistët se jepnin ilaçe shumë të forta.
"Gjashtë për qind e këtyre të rinjve që mund të kenë marrë Advil dhe Tylenol, treguan se janë bërë të varur nga qetësuesit,” tha Andrew Kolodny, bashkë autor i studimit.
Numrat janë veçanërisht shqetësues, duke qenë se shumica e njerëzve janë të pirur për të përdorur këto qetësues atëherë mund të themi se shumica janë të rrezikuar. Një tjetër studim në prill nga Journal of the American Dental Association zbuloi se analgjetikët anti inflamatorë si ibubrofeni dhe acetaminofen zakonisht janë më pak të dëmshëm në lehtësimin e dhimbjeve akute të dhëmbëve.

Schorder dhe ekipi i tij kanë ekzaminuar kërkesat private të sigurimeve shëndetësore të më shumë se 750,000 pacientëve nga mosha 16 deri në 25 vjeç.
Ai supozon se pjesa më e madhe e recetave dentare ishin për dhimbjet e dhëmbëve, megjithëse nuk kishte asnjë mënyrë për të përcaktuar se pse ishin të nevojshme. Nga pothuajse 15.000 të rinj që kishin marrë një rezet me qetësues nga dentisti, 6.9 për qind e tyre kishin vazhduar të merrnin qetësuesit për të dhimbje të tjera akute. Shifrat janë tepër shqetësuese veçanërisht për vajzat dhe për gratë. Më shumë se 10 për qind e femrave nga mosha 16 deri në 25 vjeç të cilët kanë marrë një recetë dentare në vitin 2015 u diagnostikuan se kishin abuzuar me qetësuesit.

"Marrja e qetësuesve nga fëmija juaj pas një procedure dentare mund të çojë në përdorim afatgjatë të tyre duke shkaktuar një sërë problemesh shëndetësore,” tha Kolodny.
Studiuesit bëjnë thirrje për ndryshimin e recetave, duke këshilluar qetësues bimorë si, lloje të ndryshme çaji.
Stomatologia Anxhela Rake tashmë ka ndryshuar mënyrën se si trajton pacientët. Gjatë dy viteve të fundit ajo ka zvogëluar numrin e tabletave qetësuese që i’u jep pacientëve mbas kirurgjisë orale që kryen. Nëse më përpara ajo i rekomandonte 20 tableta qetësuese pacientëve, tashmë i jepte gjysmën e tyre .

“Modelet tona të ilaçeve janë ndryshuar shumë që nga viti 2015, kështu që ne të gjithë duhet të ndryshojmë mënyrën se si vizitojmë pacientët dhe sasinë e ilaçeve që i rekomandojmë. Kur qetësues të ndryshëm dolën në treg, nuk i dinim rreziqet, tani duhet ti reduktojmë,” tha Rake.
Pothuajse gjashtë herë më shumë njerëz kanë vdekur nga mbidoza e qetësuesve, që prej viteve 1999, kur kompanitë farmaceutikë filluan t’i promovonin ato.

Schroeder thotë se studimi i dhimbjes akute të dhëmbëve është më shumë i komplikuar se stomatologjia dhe menaxhohet veçmas, nga pjesë të tjera të sistemit të kujdesit shëndetësor, kështu që shumica e kërkuesve nuk janë të përqendruar te kërkesat dentare.
"Kjo është një nga arsyet se është kaq e rëndësishme që ne të parandalojmë përdorimin e tepërt të qetësuesve,” thotë Schroder.
Studiuesit nuk kanë asnjë mënyrë për të parashikuar se cili nga qetësuesit mund të jetë i rrezikshëm, por ata këshillojnë që të përdoren sa më pak në mënyrë që të mos krijojnë varësi ndaj tyre./The Washington Post/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë