Shendet

Kujdes nga substancat toksike, mos e teproni me kremin e diellit!

Në një studim të fundit ekspertët e Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Ilaçeve (FDA), vëzhguan se produktet kozmetike dhe kremi për mbrojten nga dielli, përmbajnë kimikate shumë të rrezikshme, të cilat mund të kalojnë në gjak nëpërmjet lëkurës. Edhe pse ata janë disi të bindur, duhen kërkime të tjera për të përcaktuar nëse këto kimikate mund të shkaktojnë kancerin ose të dëmtojnë pjellorinë.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe e Ilaceve, testoi katër kremra dielli tek 24 pjesëmarrës të shëndetshëm. Ata e përdorën kremin katër herë në ditë për dy javë dhe rezultoi se substancat përbërëse të kremrave ishin toksike. Por, ekspertët nuk janë ende të sigurt për efektet e këtyre substancave.
David Strauss nga FDA, shprehet se nevojiten kërkime të mëtejshme për të përcaktuar se substancat e kremit te diellit janë vdekjeprurëse. "Gjithsesi këto studime nuk tregojnë se njerëzit duhet ta eleminojnë përdorimin e kremit të diellit," shprehet ai.
Ndërkohë, të dhënat treguan se kimikatet e gjetura në ekzaminimet e kryera ishin: avobenzone, oxybenzone, octocrylene dhe ecamsule, të cilat konsiderohen shumë të rezikshme për shëndetin e njeriut.

Kritikë të këtij studimi u shprehën se shumica e përdoruesve, duhet të aplikojnë më pak krem se sa pjesmarrësit në studim, kështu që nuk kanë pse të shqetësohen.
"Vazhdoni të përdorni kremin kundra diellit. Ai është përdorur për dekada të tëra dhe nuk ka pasur asnjë të dhënë që ai mund të jetë i dëmshëm, përvec rasteve kur është i palicensuar," tha dermatologu Andrew Birnie nga Shoqata Britanike e Dermatologëve.
Kanceri i lëkurës është një ndër sëmundjet që prek më së shumti njerëzit në mbarë botën. Një prej shkaktarëve më të mëdhenj për këtë sëmundje, është edhe ekspozimi i tepërt në diell, kështu që disa ekspertë e cilësojnë kremin e diellit si të domosdoshëm.
"Hulumtimi mbi kremin e diellit është në fazë të hershme, por njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm, duke qëndruar sa më shumë në hije dhe duke përdorur veshje të cilat përthithin sa më pak rrezet e diellit," shprehet Strauss.
Studimi i cili u botua në revistën "Journal of the American Medical Assocation", tregoi se gjithsesi njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm kundrejt çdo lloj produkti./The Sun/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë