Shendet

Kujdes me shishet e qumështit të foshnjave, kanë mikroplastikë

Në përgjithësi shumë njerëz i ushqejnë foshnjat e tyre me qumësht formulë dhe shishe plastike por kjo, sipas disa shkencëtarëve, përbën një problem pasi këto shishe gëlltisin miliona grimca mikroplastike në ditë. Ky moment shikohet si një “moment historik” përsa i përket të kuptuarit të ekspozimit tonë ndaj nano dhe mikroplastikës.

Shkencëtarët zbuluan se procesi i rekomanduar për sterilizimin e shisheve plastike dhe përgatitjen e qumështit të formulës bëri që shishet të mblidhnin miliona mikroplastikë dhe triliona nanoplastikë edhe më të vegjël.

Studimi, i botuar në revistën “Nature Food”, tregoi se si uji i nxehtë ashtu edhe hapat e lëkundjes prodhuan shumë mikroplastikë, të cilat janë shumë më të vogla se gjerësia e qimeve të njeriut. Nanoplastikat janë aq të vogla sa janë shumë të vështira për t’u numëruar, por shkencëtarët vlerësuan se triliona ishin prodhuar për 1 litër ujë.

Shkencëtarët ndoqën udhëzimet ndërkombëtare të sterilizimit për të bërë formulë për bebe në 10 shishe të ndryshme ushqyese. Kjo përfshin sterilizimin me ujë të vluar dhe pastaj përgatitjen e qumështit.

Shishet e polipropilenit të testuar përbëjnë 82% të tregut botëror. Polipropileni është një nga plastikat më të përdorura dhe studimet kanë treguar se përgatitja e qumështit në këto shishe plastike mund të çojë në ekspozim të lartë ndaj mikro dhe nanoplastikës.

Ndikimet në shëndet janë të panjohura dhe shkencëtarët thonë se ekziston një "nevojë urgjente" për të vlerësuar çështjen, veçanërisht për foshnjat. Ekipi gjithashtu ka prodhuar udhëzime për sterilizimin për të zvogëluar ekspozimin mikroplastik.

Profesor John Boland, në Trinity College Dublin në Irlandë, tha se "ishim absolutisht të habitur" nga numri i mikroplastikave të prodhuara nga shishet e foshnjës.

"Një studim i vitit të kaluar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerësoi se të rriturit konsumonin 300 deri në 600 mikroplastikë në ditë dhe ne duhet të fillojmë të bëjmë studime shëndetësore për të kuptuar pasojat.” tha Boland.

Philipp Schwabl, në Universitetin Mjekësor të Vjenës në Austri tha se ky zbulim është një moment i rëndësishëm pasi shtyn për kërkime të mëtejshme dhe mund të ndryshojë mënyrën sesi ne duhet ti ushqejmë foshnjat.

Gjithashtu Oliver Jones, pedagog në Universitetin “RMIT” në Melburn, Australi, vuri në dukje se nivelet e ekspozimit të foshnjave ishin vlerësime, jo matje.

"Ne nuk duhet t'i bëjmë prindërit të ndihen keq për përdorimin e shisheve plastike. Sidoqoftë, ky studim ilustron se problemi i mikroplastikës ka të ngjarë të jetë shumë më i madh sesa mendojmë dhe është diçka për të cilën duhet të fillojmë të merremi më gjerësisht."

Njerëzit tashmë dihej që konsumonin mikroplastikë përmes ushqimit dhe ujit por akoma nuk dihet deri në çfarë shkalle na dëmton mikroplastika ne.

Liwen Xiao në Trinity College tha se studimi tregon se produktet plastike janë një burim i rëndësishëm i mikroplastikës, që do të thotë se rrugët e ekspozimit janë shumë më afër nesh sesa mendohej më parë.

Shkencëtarët sugjerojnë që një hap shtesë larjeje mund të ndërpresë krijimin e mikroplastikën. Kjo bëhet duke  vluar ujin dhe pasi të ftohet mund të shpërlahet shishja plastike tre herë pasi sterilizimit.

Formula gjithashtu bëhet në një enë jo-plastike, pastaj ftohet dhe derdhet në shishen e pastër.

"Kjo do të zvogëlojë në mënyrë dramatike numrin e mikroplastikave", tha Boland.

Gjithashtu mund të përdoren shishe qelqi edhe pse këto janë më të rënda dhe janë të thyeshme.

Boland tha se nuk duan të alarmojnë prindërit për aq kohë sa nuk kanë një informacion të mjaftueshëm për pasojat e mundshme shëndetësore por u bëjnë thirrje politikëbërësve të rivlerësojnë  udhëzimet aktuale për përgatitjen e formulës kur përdorin shishe plastike për ushqimin e foshnjave.

Burimi: The Guardian. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë