Shendet

Kujdes! Dritat LED shkaktojnë verbëri

Dritat LED mund të dëmtojnë përgjithmonë shikimin dhe shkaktojnë probleme në ritmet e gjumit natyror. Paralajmërimi vjen nga Agjencia Franceze për Ushqimin, Mjedisin, Shëndetin dhe Sigurinë Profesionale (ANSES), e cila thotë se dritat e fuqishme LED janë 'foto-toksike'.

Në një raport prej 400 faqesh, paralajmërohet se këto lloj dritash mund të shkaktojnë një humbje të pakthyeshme të qelizave retinale dhe të çojnë madje në verbëri.

ANSES u bëri thirrje zyrtarëve të rishikojnë kufirin maksimal për ekspozimin ndaj dritave LED, të cilat lëshojnë 'dritë blu' në sasi shumë më të larta.

Dritat LED të telefonit, tabletëve dhe laptopëve nuk paraqesin rrezik për dëmtim të syve, por llamba të forta që përdoren në fenerët sjellin rrezik. Raporti bën dallime midis ekspozimit akut ndaj dritës LED me intensitet të lartë dhe 'ekspozimit kronik' ndaj burimeve më të ulëta të intensitetit.

Ndërsa ekspozimi më pak i rrezikshëm, madje edhe kronik, mund të "përshpejtojë plakjen e indit të retinës" dhe të kontribuojë në vizionin e dobët, tha agjencia.

Jetëgjatësia e këtyre llambave, efikasiteti dhe çmimi i lirë në energji ka bërë që teknologjia LED të "gëlltisë" gjysmën e tregut të ndriçimit të përgjithshëm brenda dekadës së fundit. Ekspertët e industrisë parashikojnë se ky treg do të vazhdojë të rritet, duke arritur 60 përqind deri në fund të vitit të ardhshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë