Analize

Kufizimet për Covid-19: Pse Europa po ndalon lëvizjen natën

Greqia është bërë të enjten vendi i fundit në Europë që ka vendosur një orë policore, duke ndaluar lëvizjen nga mesnata deri në orën 5 të mëngjesit, duke iu bashkuar Italisë, Francës, Britanisë, disa shteteve Gjermane, Sllovenisë dhe Belgjikës.

Për shumë qytetarë, ndalimi i qarkullimit në një orar kur rrugët janë zakonisht bosh mund të duket e çuditshme, por kjo orë policore synon në fakt një gjë të vetme: përmbajtjen e të rinjve. Pavarësisht mbylljes së lokaleve të natës dhe mbylljes së bareve pas orës 22:00 ose 23:00 në të gjitha vendet e Europës, të rinjtë kanë vazhduar të mblidhen në mënyrë të paligjshme në shtëpi, ose pube që qëndrojnë të hapura në mënyrë ilegale. Nëse në pranverë, mosha mesatare e të prekurve dhe sëmurëve ishte mbi 55 vjeç, tanimë më të prekurit janë grupmoshat nga 20 deri në 35 vjeç.

Në shumë pjesë të Europës, kufizimet e reja përfshijnë edhe ndalimin e mbledhjes së më shumë se 20 personave shtëpi pasi shumë të rinj janë kapur duke organizuar festa në banesa. Mynihu, kryeqyteti i Bavarisë dhe një pikë e nxehtë e valës së dytë të virusit, ka ndaluar shitjen dhe konsumimin e alkoolit në hapësira publike.

 "Më shumë maska, më pak alkool dhe më pak festa," tha Markus Söder, Kryeministri i Bavarisë, një nga shtetet më të prekura të Gjermanisë.

Mosha mesatare e njerëzve të prekur nga virusi në Gjermani është tani 40 vjeç, nga rreth 50 që ishte në prill, sipas Institutit Robert Koch. Instituti paralajmëroi të martën se sëmundjet e rënda dhe vdekjet do të rriteshin pasi infeksionet po përhapeshin nga të rinjtë te familiarët e moshuar.

Spanja, e cila po lufton rritjen më të madhe të rasteve me koronavirus në Europës, ka adoptuar një qasje të ngjashme. Duke ndjekur rregullat e reja të vendosura javën e kaluar në zonat e goditura keq si Madridi, baret dhe restorantet tani duhet të mbyllen nga ora 10:00 dhe askush nuk do të lejohet të lëvizë nga mesnata deri në katër të mëngjesit. Në Itali, Spanjë, Slloveni, Ceki dhe Belgjikë mbledhja e më shumë se gjashtë njerëzve është e ndaluar në rast se ata nuk jetojnë bashkë.

Në Itali, mosha mesatare e njerëzve të infektuar është tanimë 30 vjeç nga 62 vjeç që ishte në prill, përpara se të rritet gradualisht përsëri në shtator. Numri i të rinjve të infektuar u rrit gjatë verës pas shpërthimit të epidemisë në disa klube nate, veçanërisht në ishullin e Sardenjës. Shumë pushues e bartën virusin përsëri në shtëpi, duke bërë që autoritetet në disa rajone të ofrojnë testime falas për ata që riktheheshin nga ishulli.

Qeveria italiane shtrëngoi kufizimet e saj të lidhura në vjeshtë, duke mbyllur klubet dhe duke i bërë maska ​​të detyrueshme më vendet publike të jashtme, por turma të mëdha të rinjsh nisën të mblidheshin nëpër bare pas orës 6 pasdite. Kjo e detyroi qeverinë të ndalonte uljen e  më shumë se 4 personave në një tavolinë dhe të urdhëronte mbylljen e tyre pas orës 23:00.

Ndërsa vendet evropiane përballen me një valë të dytë të infeksioneve, të dhënat tregojnë se udhëtimet dhe lëvizjet e të rinjve në verë e kanë bërë më të vështirë kontrollimin e pandemisë. Shumë prej tyre vazhduan të shijonin jetës e natës edhe pas kthimit nga pushimet, me shumë lokale nate që vazhduan të hapeshin ilegalisht pavarësisht urdhrave të qeverisë.

Një shqetësim është ai që Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka quajtur "lodhje nga pandemia". Një sondazh përfaqësues i kryer nga Universiteti i Hamburgut në shtatë vende europiane duke përfshirë Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Francën dhe Italinë zbuloi se të rinjtë ishin duke zbatuar gjithnjë e më pak rregullat e distancës dhe higjienës. Edhe në Gjermani, ku pajtueshmëria e publikut me masat ka që qenë e lartë, tani vetëm 45% e njerëzve thanë se ndjekin rregulloret në distancë.

Shumica e vendeve europiane kanë vendosur rregulla të reja në përpjekje për të “përmbajtur të rinjtë”, duke mbyllur lokalet e natës dhe duke kufizuar konsumin e alkoolit. Dhe në një përpjekje për të kufizuar ndikimin ekonomik të masave shtrënguese, disa vende europiane janë fokusuar tek grupet më të “pakontrolluara”, si studentët e universitetit.

Një lokal në Rue de Seine në Paris u kthye në qendrën e një shpërthimi epidemik, pasi studentët vërshuan në grupe, në një festë të organizuar nga grupet e kampusit. Kjo e detyroi qeverinë të mbyllte të gjitha baret dhe kafenetë për dy javë rresht.

Në Francë, universitetet kanë qenë pika të nxehta në valën e dyë të pandemisë. Universitetet dhe shkollat ​​përbëjnë 32% të të gjitha grupeve nën hetim, tha qeveria franceze, kryesisht në universitete. Autoritetet kanë identifikuar 285 grupe aktive të përhapjes së koronavirusit në shkolla dhe universitete në të gjithë vendin.  Shkalla e të infektuarve në mesin e grup moshave nga 20 deri në 24 vjeç, është rritur që kur studentët u kthyen në shkollë në shtator.

Në Science Po, një nga universitetet elitare të Francës, studentët u dyndën në bare në javët e para të shtatorit. Ata gjithashtu u bllokuan në apartamente të vogla për festa.

"Me konsumimin e alkoolit, distancimi shoqëror harrohet në mbrëmje," thotë Fabio Dizy, 20 vjeç, i cili po studion ekonomi në Science Po. "Gjithashtu, është e vështirë të ruhet distanca në hapësira kaq të vogla."

Në Mbretërinë e Bashkuar, policia ka ndërhyrë për të shpërndarë festat ilegale Skoci dhe autoritetet u kanë kërkuar studentëve në disa universitete të mos largohen nga kampuset e tyre, duke u deyruaruar të ndalojnë qarkullimin pas orës 23:00 të mbrëmjes.

Baret dhe restorantet në të gjithë vendin janë urdhëruar të mbyllen në orën 10:00. dhe njerëzit janë urdhëruar të mos mblidhesh në grupe më të mëdha se gjashtë persona kur takonin miqtë ose familjarë me të cilët nuk jetojnë. Një studim nga Imperial College London botuar të Enjten vlerëson se rreth 1% e ë rinjve nga 18 deri në 24 vjeç ishin aktualisht të infektuar në shtatorit.  Dyzet përqind e rasteve të zbuluara nga 1 deri në 20 shtator ndodhën në shkolla dhe universitete.

Burimet: "Wall Street Journal", "The Guardian". Përshtati: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë