Moti

Kthjellime, vranësira dhe shi, fundjavë tipike dimri

Kalimi i një sistemi frontal drejt territorit shqiptar do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm. Orët e paradites paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare, ku në zonat veriore- veriperëndimore do të jenë më të dendura duke gjeneruar rrebeshe shiu ndërsa orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin reshje të dendura shiu në të gjithë ultësirën perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Gjatë natës pritet intensifikim i reshjeve në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare. Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 65 km/h nga drejtimi Jugor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.

Moti i paqëndrueshëm do të na shoqërojë gjatë kësaj fundjave. Të shtunën do të jenë prezente reshjet e shiut dhe të dëborës në vend. Termometri do të zbresë në -3 gradë, ndërsa problematikë do të paraqitet edhe parametri i erës, me mbi 65 km/ orë.

Pritet përmirësim i dukshëm i motit, duke filluar që nga pjesa e dytë e të shtunës dhe e diela e cila do të jetë pa reshje. Ajo çfarë do të jetë problematike përgjatë këtyre dy ditëve do të jenë stuhitë e forta të erës, herë pas here mbi 65 km në orë, duke sjellë probleme në trafikun detar. Sa i përket temperaturave të ajrit, e shtuna dhe e diela do jenë dy ditë tipike dimri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë