Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në Ultësirën Perëndimore, ndërsa me vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore do të jetë moti në zonat malore.
Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin shtim të vranësirave dhe shirave në pjesën më të madhe të vendit përjashtuar bregdetin i cili do të vijojë pa reshje.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje me 2 gradë në orët e mëngjesit, por mesdita sjell një rritje të lehtë të tyre duke u luhatur nga 0°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 19°C vlera maksimale e cila do të regjistohet në qarkun e Vlorës.
Era do të fryjë mesatare gjatë paradites, por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.