Moti

Kthjellime dhe vranësira të lehta. Temperaturat deri në 15°C

Nga Gazeta ‘Si’- Territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të vendit. Më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore Lindore.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të ketë shpeshtim të vranësirave në të gjithë territorin e vendit ku më të dendura do të jenë në zonat veriore. 

Ndërkohë, gjatë natës pritet shtim i vranësirave në të gjithë zonën malore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostante në vlerat minimale por ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 15°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Elbasanit.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Juglindor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë