Moti

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, në fundjavë rriten temperaturat

Që në orët e para të mëngjesit, vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare, ku më të theksuara kthjellimet do të jenë përgjatë Ultësirës Perëndimore. Ndërkohë, zonat malore përgjatë shtrirjes lindore përveç kthjellimeve do të kenë vranësira disi më të shpeshta. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat e mëngjesit dhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Bajram Currit deri në 14°C vlera maksimale e cila pritet në Fier dhe Divjakë. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi permanent Verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1- 2 ballë.

Ndërsa fundjava do të jetë me mot të ngrohtë dhe nuk pritet të ketë reshje. Në fundjavë pritet që temperaturat të shkojnë deri në 18 gradë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë