Moti

Kthjellime dhe temperatura të larta gjatë ditës

Masat ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore do të sjellin në vendin tonë mot të kthjellët dhe temperatura të larta.

Orët e pasdites do të sjellin vranësira të shpeshta nëpër të gjithë territorin ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat Verilindore- Juglindore, megjithatë nuk priten reshje. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në vlerat maksimale; duke u luhatur nga 8°C vlera minimale e shënuar në Pukë deri në 29°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në shumë qytete të zonës së ulët.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 38 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgë 2-3 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë