Nga Gazeta ‘Si’-Orët e paradites do të dominohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare, ndërsa gjatë pasdites vranësirat bëhen më të dukshme në të gjithë territorin e vendit, por nuk priten reshje.
Mbetet problematike situata e ngricave në akset rrugore nga temperaturat disa gradë nën zero në të gjithë shtrirjen Lindore.
Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostante në orët e mëngjesit, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 16°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




