Nga Gazeta ‘Si’-Pritet sërish rënie e vlerave Barike, duke sjellë në vendin tonë mbizotërim të motit të kthjellët por relativisht të ftohtë; por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave të cilat
më të theksuara pritet të jenë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.
Ndërsa; orët vijuese i bëjnë gradualisht vranësirat më të dukshme në të gjithë territorin e vendit por mundësia për reshje është thuajse zero. Rikthehen problematikat e ngricave në akset rrugore; përgjatë zonave malore të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të bien ndjeshëm në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -2 C deri në 15°C. Era do të fryjë mesatare por herë pas here e fortë me shpejtësi deri në 50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




