Ka ndodhur

Ksamil, 69-vjeçari tentoi të përfitonte rreth 5000 m² truall me dokumente false

Gazeta Si - Një 69-vjeçar është arrestuar në Sarandë, pasi dyshohet se ka falsifikuar, dokumentet e pronësisë për përfitimin në mënyrë të padrejtë të një sipërfaqe toke prej 4950 m2, ndodhur në Kasmil.

Në kuadër të operacionit policor të koduar "Prevent”, u bë ndalimi i shtetasit S. O., banues në Sarandë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, me pasoja të rënda. 

“Ky shtetas dyshohet se ka tentuar të përfitojë një sipërfaqe toke truall, në Ksamil, duke aplikuar pranë ASHK Sarandë, me dokumente të falsifikuara," njoftoi policia.

Në lidhje me këtë pasuri, organi i akuzes ka kërkuar sekuestron preventive, e cila është pranuar me vendim gjyqësor nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë