Ekspertët e mjekësisë në universiteti e Vjenës kanë kryer së fundmi me sukses një transplanti të mushkërive të prekura nga koronavirusi. Mediat e huaja bënë me dije se ky është operacioni i parë në Europë për sa i përket infeksionit Covid-19.
Fillimisht lajmi u bë i ditur nga një deklaratë për shtyp që dhanë mjekët. Ata u shprehën se pacienti 45-vjeçar i prekur nga Covid-19 nuk do të kishte mbijetuar ndryshe, ndërkohë tashmë po rimëkëmbet.
“Sipas mendimit tonë, pacienti është shumë mirë dhe nuk ka probleme të mëdha,”Walter Klepetko, shefi i operacionit në klinikë, tha:
Klepeto tha se pacienti ishte në gjendje të mirë shëndetësore më parë dhe nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër, deri në momentin që ishte infektuar nga Covid-19, përpara tetë javësh dhe dëmtimi ishte aq i madh sa vetëm transplanti ishte zgjidhja. Spitali përshkruan operacionin si “shumë të komplikuar”, por të suksesshëm.
“Situata ishte e pashpresë. Mushkëritë ishin të bllokuara dhe ajo nuk kishte asnjë shpresë tjetër. Të gjitha organet funksionojnë dhe ne jemi shumë të kënaqur. Por do të mbetet akoma për të parë gjendjen derisa ta nxjerrim nga spitali,” u shpreh Klepetko
Burimi:CNN/ Përktheu: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje