Politike

Kryesimi i OSBE, Tritan Shehu: Rama po na bën qesharakë

Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu, akuzon kryeministrin Edi Rama se e ka katandisur kryesimin e OSBE-së në një karikaturë.

Një ditë pasi Shqipëria mori zyrtarisht Kryesimin e Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë, OSBE, Shehu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale thotë se kjo gjë po kthehet në komedi.

“Rama e katandisi kryesimin e OSBE në një karikaturë.  
‘Shqipëria në krizë’ do të kryesojë OSBE, ky është titulli ironik i mediave ndaj marrjes dje të drejtimit të asaj organizate.
Duhej të ishte ky një mundesi promocioni për ne dhe një mesazh për OSBE-në, kur në fakt po kthehet në një komedi”, shkruan Shehu.
Sipas tij, OSBE është një organizëm që kërkon të nxjerrë nga krizat ata që janë, Rama e ka futur vendin në një “krizë politike e institucionale” sipas Bundestagut.

Ai shkruan se OSBE ka prioritet zgjedhjet e lira e të ndershme ndërsa Rama ka zhvilluar zgjedhje të blera politike dhe një farsë “votimi” më 2019, sipas vetë OSBE.

“OSBE është një organizëm që kërkon të nxjerrë nga krizat ata që janë, Rama e ka futur vendin në një ‘krizë politike e institucionale’ sipas Bundestagut.
OSBE ka prioritet zgjedhjet e lira e të ndershme, Rama ka zhvilluar zgjedhje të blera politike dhe një farsë ‘votimi’ me 2019, sipas vetë OSBE.
OSBE lufton për një drejtesi eficiente, etja e Rames për ta kontrolluar atë na ka çuar në një dekapitim të atij sistemi, pa Gjykate të Lartë e Kushtetuese.
OSBE ka si flamur pluralizmin, Rama sot përdor një Parlament monist e antikushtetues 122-sh, me 42 ‘pupace’ në atë, një qeverisje lokale sovjetësh, etj.
OSBE ka prioritet liritë e medias, të njeriut, ndërsa Rama miratoi në atë Parlament një ligj të tipit ‘agjitacion e propagandë’, deporton individë pa asnjë transparencë e vendim gjykate...”, vijon më tej Shehu.

Shehu përmend edhe deportimin e shtetasit turk pa vendim gjykate dhe madje e akuzon kryeministirn se dhe Ministrinë e Jashtme e ka katandisur në një ngrehinë pa rol.

“Dhe kështu mund të vazhdohet deri te nevoja që ka OSBE për të pasur si interlokutore një Ministri të Jashtme serioze e profesionale!
Ndërsa Rama e ka katandisur dhe atë në një ngrehinë, që nuk luan asnjë rol...që as nuk dihet se cilin ka për ministër.
Në këto kushte ky rast i humbur veçse na vendos në rolin e ‘bedelit’ duke na bërë qesharakë, si dhe komprometon atë institucion prestigjioz”, thotë ndër të tjera Shehu.

https://www.facebook.com/TritanShehu/photos/a.551074951614645/2652553494800103/?type=3&theater

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë