Muajt e fundit në komisariatin nr. 1 në kryeqytet, ishin rritur rastet e grabitjeve të celularëve apo sendeve me vlere në zonën e Liqenit Artificial, denoncuar nga qytetarë që dilnin për shëtitje.
Top Channel thotë se se si për ironi të fatit, nga verifikimet rezultoi se autorë të këtyre grabitjeve ishin 2 policë. Të dyshuarit u mbajtën nën vëzhgim për disa javë dhe mëngjesin e sotëm u vunë në pranga.
Si autor i këtyre ngjarjeve u arrestua polici i Patrullës së komisariatit nr1. S. Cani 23 vjeç dhe polici bashkiak S. Muzikanti 39 vjeç.
Për rastin është njoftuar dhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore e cila po kryen veprimet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.