Ka ndodhur

Kryeministri Rama viziton zonat e përmbytura në Fier dhe Vlorë

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër paraditen e të hënës situatën në Ferras të Fierit, ku disa banesa përfunduan nën ujë nga dalja e lumit Vjosa.

Mësohet se pas Ferrasit, kryeministri do të vizitojë Novoselën ku po ashtu pati probleme nga dalja e lumit nga shtrati. Në këtë zona, lumi Vjosa doli nga shtrati për shkak të prurjeve të shumta dhe përmbyti shumë toka dhe banesa.

Deri tani mësohet se për shkak të daljes nga shtrati të këtij lumi janë përmbytur rreth 1 mijë hektar toka Megjithatë, këtë të hënë, niveli i prurjeve të Vjosës ka pësuar një rënie, duke sjellë një normalizim të situatës pas përmbytjeve të fundjavës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë